Kryesore

Basha reagon për protestën e djeshme: Koha për zgjidhjen politike


               Publikuar në : 19:40 - 26/05/19 |
el ida

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për protestën e djeshme të opozitës. Ndër të tjera Basha shkroi se Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve të bashkuar.

Ai nënvizon se çdo ëndërr për të sunduar si despot lindor, popullin perëndimor të Shqipërisë, do të marrë përgjigjen e merituar pasi shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë më paligjshmërinë e një qeverie të dalë nga zgjedhjet e faktuara të vjedhura, teksa shton se tani është koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës, qeverinë tranzitore, si dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Statusi i plotë:

Beteja jonë është për Shqipërinë si gjithë Europa!
Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve të bashkuar. Çdo ëndërr për të sunduar si despot lindor, popullin perëndimor të Shqipërisë, do të marrë përgjigjen e merituar. Shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë më paligjshmërinë e një qeverie të dalë nga zgjedhjet e faktuara të vjedhura. Nuk do të pranojnë më zgjedhje fallso të kryeministrit të kapur në krim.
Tani është koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme. #ShqipëriaSiEuropa

Pas