Bota

Zgjedhjet për Parlamentin Europian, disfatat dhe rezultatet paraprake


               Publikuar në : 20:30 - 26/05/19 |
el ida

Sipas rezultateve të exit polleve të para, Europa ka votuar për partitë e qendrës.

Në Gjermani, partia e kancelares Angela Merkel CSU-CDU ka marrë 28% të votave, ndjekur nga të gjelbrit me 22%.

Po sipas exit-polleve, në Francë presidenti Emmanuel Macron ka pësuar një disfatë prej 4 pikë përqindje, ndërsa ekstremi i djathtë i Marine Le Pen kryeson me 23,25 %, i pasuar nga grupimi i presidentit Macron me 19,21%.

Në Austri qendra e djathtë OVP kryeson me 34,50 % ndërsa qendra e majtë 23,50 % kurse në Irlandë është fituese qendra e djathtë FG me 29% e më pas socialdemokratët kanë fituar 15%.

Në Greqi rezultatet paraprake flasin për një kryesim të partisë Demokracia e Re. Partia opozitare kryeson me 7 pikë më shumë ndaj SYRIZA-s së kryeministrit Alexis Tsipras.

Ndërsa në Qipro, qendra e djathtë konservatore dhe kristianliberale janë në epërsi me 31,80 %, ndjekur nga qendra e majtë me 26,00%. Në Maltë është po ashtu fituese qendra e djathtë 55, 00%, ndërkohë që qendra e majtë 37,80%./Opinion.al

 

 

 

Pas