Sport

Pas 26 vitesh skuadra e Partizanit ngre trofeun


               Publikuar në : 20:19 - 26/05/19 |
xhu lia

Skuadra e Partizanit ka ngritur trofeun në kampionatin shqiptar të futbollit pas 26 vitesh.

Tifozët e Partizanit janë zhvendosur nga stadiumi “Selman Stërmasi”, ku edhe u zhvillua ndeshja e parafundit e këtij sezoni me Kukësin, ndeshje e cila doli me rezultatin 1-1, për tek sheshi “Nënë Tereza”.

Ky është titulli i 16-të në kampionatin shqiptar i fituar nga skuadra e Partizanit. Atmosfera në shesh ka qenë elektrizuese teksa ‘demat e kuq’ kanë festuar këtë titull të munguar prej kohësh.

Këtë të dielë u luajtën gjithashtu edhe ndeshjet e javës së 35-të dhe të parafundit të sezonit./Opinion.al/

Pas