Kryesore

Tifozët e Partizanit “pushtojnë” kryeqytetin


               Publikuar në : 21:32 - 26/05/19 |
el ida

Pasi Partizani ngriti trofeun e kampionit në kampionatin shqiptar të futbollit, tifozët e skuadrës “kanë pushtuar” Tiranën.

Festa e “demave të kuq” u zhvendos nga stadiumi “Selman Stërmasi”, ku edhe u zhvillua ndeshja e parafundit e këtij sezoni me Kukësin, e përfunduar në barazim 1-1, tek sheshi “Nënë Tereza”.

Nën një atmosferë ekzaltuese, tifozeria e Partizanit po feston titullin kampion të elitës së futbollit shqiptar, trofe ky që i mungonte prej shumë vitesh./Opinion.al

Pas