Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha mbron Tabakun nga Rama: Ti bridhje poshtë urave të Parisit kur…

2021/11/15 at 12:02 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Basha mbron Tabakun nga Rama: Ti bridhje poshtë urave të Parisit kur…

Pas ironisë së kryeministrit Edi Rama me nënkryetaren e PD, Jorida Tabaku, krydemokrati Lulzim Basha i ka dalë në mbrojtje nga foltorja e parlamentit.


Basha kërkoi që Rama të jetë i kujdesshëm me deputetet e PD, teksa i kujtoji atij se ajo është diplomuar në një nga universitetet më të mira në Angli.

Po ashtu, kryedemokrati i kujtoi dhe të shkuarën kreut të qeverisë, duke ti thënë se gjatë kohës që Tabaku studionte, ai rrinte poshtë urave të Parisit.

“Para se ti përgjigjem me shifra dhe me fakte konkrete të konfirmuara, jo nga tigrat e gënjeshtrës që mban afër por nga institucione ndërkombëtare, dua zonja drejtuese e kësaj seance të ju them që standartet e dyfishta për sa i përket sjelljes në këtë sallë nuk duhet të aplikoni. Ështe e disata herë që ky njeri vjen këtu dhe fyen individualisht dhe në grup opozitën. Dhe, kush fyen? Dhe kë fyen? Zonja të cilës iu referove është doktoreshë shkencash kur ti bridhje poshtë urave të Parisit. Është specializuar në një nga 30 universitetet më të mira të botës në ekonomi, në Angli. Ku ti ofroje shërbime në Gare du nord. Po po nga ato të pataksuarat. Kujdes ku matesh me ne. Kujdes kur matesh me ne sepse ta ka thënë paraardhësi yt sesi të ka sjellë këtu. Kujdes kur matesh me ne sepse jemi gjeneratë tjetër ne. Vijmë nga universitetet më të mira të Europës. Ajo që na ka kthyer është dëshira për ti shërbyer vendit. Nuk vijmë nga muri mbrapa i Gare du nord për ti bërë këtij vendi atë që i ke bërë ti. Gropa i Hajdin Sejdisë është simboli yt. Dhe ti je prodhimi i gropës së Hajdin Sejdisë së kësaj shoqërie në kuptimin figurativ. Prandaj, mati mirë krahasimet. I ke hip kalit të lartë me taksat, djersën dhe votat e vjedhura të shqiptarëve dhe të duket vetja kushedi se çfarë të duket. Se ata që të takojnë për protokoll nuk ti thonë ato që mendojnë. Por, je ai që je dhe ke mbetur ai që ke qenë. Kështu që mati mirë fjalët kur i drejtohesh zonjave dhe zotërinjve të Partisë Demokratike. Sepse këto që ti thashë ti i di fare mirë dhe ti dinë dhe ata që të sollën këtu janë dhe më grafike se kaq. Kështu që fjalorin e shteruar dhe banalitetin e tepruar ruaje për shtëpinë tënde nëse me këtë edukatë je rritur dhe me këtë edukatë po rrit fëmijët e tu. Dhe mos më bëj mua të të jap kilon e plotë që ti meriton. Mbaje gojën. Atë dëshiron ti, sepse ti je bosh, ti dëshiron që unë të merrem 20 minuta me ty sepse ti je bosh. Ti je një 0 je një hiç. Një hiç. Të tillë të ka prodhuar vetvetja dhe kjo është taksa që paguan një shoqëri që nuk diti të ndahet tamam nga e kaluara. Ti je taksa, ti je shpagesa për makatet e etërve tanë, edhe të Partisë Demokratike për një pjesë. Tani të vijmë pak tek rrenat e tua sepse këto nuk kanë të bëjnë thjeshtë me gënjeshtrat e përditshme që përtyp ke 8 vjet. Këto kanë të bëjnë me bukën e shqiptarëve. Kjo këtu, nëse e afron regjia jote qëndrore është banka botërore. Kjo është Banka Botërore, nuk është tigri jot prej letre as rrenacakët që të bëjnë qefin”,– tha Basha.

Çfarë tha Rama?

“Lulzim hajde thuaje këtu sa e ka Serbia inputet për bujqësinë ose pyet atë që të jep shifrat ty, megjithëse t’i jep si balonë tabakë. Ça ka se balona tabakë është balona më e mirë se ka dhe tahuke. S’kam lidhje fare me mbiemrat, flas për balonat. Hajde thuaje këtu sa e ka TVSH-në. Asnjë problem etik s’ka këtu. Balonat janë objekte me të cilat kemi luajtur kur kemi qenë të vegjël. Ka pasur tabakë dhe tahuke. Tabaket ishin një nivel më lartë. TVSH për inputet është sot 10%. Pse e kemi ndryshuar? Bashkë me 6% e TVSH se grumbulluesve. Jeni bërë si revizorë të komisionit të shtetit të asaj kohe. Të gjitha këto para të cilat faktikisht nuk do shkojnë më në xhepin e 138 grumbulluesve, as në xhepin e tregtarëve të inputeve por janë futur në skemën e mbështetjes që kanë shkuar në 7.1 mld direkte. Skema është shumë më e drejtpërdrejt është e lidhur me fermën, me agropërpunuesin, me prodhuesin dhe nuk është një skemë e cila në fund fare e mbledh gjithë kontributin e vet inkurajues tek grumbulluesi. Shifrat nuk janë opinione. I keni para syve. Kur flisni buxhetin keni të drejtë të kërkoni shumë më tepër se prandaj jeni këtu. Por duhet argumentuar, jo t’ia heqim këtyre. Ju nuk hiqni dot asgjë, ju mund të votoni kundër dhe kaq. Ju nuk hiqni dot asgjë dhe as frenoni dot gjë në këtë rrugë ku nuk na ndalni dot ju. Sot jo, nesër jo e jo. Do ta bëjmë Shqipërinë dhe për fëmijët tanë dhe për fëmijët tuaj. Këto përrallat dhe elegjitë me hiperbola, ora e gramafonit jepi, fillo punën“,-tha Rama në Parlament./Opinion.al

Etiketa: Bashaparlamentramatabaku


Ju sugjerojmë

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës
Kryesore

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës

14 Korrik, 2026 10:56 am
Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
Aktualitet

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

14 Korrik, 2026 10:01 am
Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq
Bota

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq

14 Korrik, 2026 9:35 am
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Kryesore

Rama shkon në Bruksel, pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

14 Korrik, 2026 9:33 am
Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
Para
I kujton John Kennedy, Basha-Ramës: Do ta këndoj populli shqiptar edhe ty

I kujton John Kennedy, Basha-Ramës: Do ta këndoj populli shqiptar edhe ty

Falsifikoi pronën dhe më pas e shiti, burg për topografin e bashkisë së Himarës

Shpërthim me tritol në një lokal në Shkodër

Lihet i lirë gazetari amerikan, u dënua me 11 vite burg 3 ditë më parë

Lihet i lirë gazetari amerikan, u dënua me 11 vite burg 3 ditë më parë
















TE FUNDIT

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës
14 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka propozuar ngritjen e një grupi të posaçëm pune për kartelet e drogës dhe...

Lexo më shumë

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
14 Korrik, 2026

Përsa i përket zjarrit në Llaman, situata është normalizuar. Në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm zjarri është fikur totalisht....

Lexo më shumë

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq
14 Korrik, 2026

Vala e të nxehtit vijon të godasë Evropën, me Italinë ndër vendet më të prekura. Pas ditësh me temperatura të...

Lexo më shumë

Rama shkon në Bruksel, pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
14 Korrik, 2026

Shqipëria pritet të mbyllë sot tre kapitujt e parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, gjatë Konferencës së nëntë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}