Aktualitet

Shpërthim me tritol në një lokal në Shkodër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:21 - 15/11/21 |
Opi Nion

Policia e Shkodrës ka informuar se është regjistruar një shpërthim në një lokal. Sipas uniformave blu, është marrë njoftim se në buzë të rrugës që të çon në Malin e Shoshit, në lokalin e shtetasit Gj. G., ka ndodhur një shpërthim, i dyshohet nga lëndë plasëse.

Mësohet se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në sallën operative të DVP Shkodër është marrë njoftim se në buzë të rrugës që të çon në Malin e Shoshit, Njësia Administrative Shosh, Bashkia Shkodër, në lokalin e shtetasit Gj. G., ka ndodhur një shpërthim i vogël, dyshohet nga lëndë plasëse (artizanale)

Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë janë nisur për në vendngjarje”-njofton policia./Opinion.al

Pas