Te Fundit

Basha drejt PPE: Në fokus zgjedhjet dhe kriza ekonomike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:09 - 01/09/15 |
b.f

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të marrë pjesë ne punimet e Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane (PPE). Basha përmes nje njoftimi per mediat beri te ditur se në PPE do të diskutohet kërkesa e Partisë Demokratike për t’u bërë anëtare me të drejta të plota. “ Do të kem takime me drejtues të lartë të PPE, Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian dhe mbështetje e madhe për një aksion të përbashkët për të ndalur përmbysjen që kjo qeveri po i bën standardeve demokratike”, ben te ditur kreu i PD-së.

“Në qendër të diskutimeve do te jenë zgjedhjet e 21 Qershorit, blerja e votës, kokëfortesia e qeverisë për të mos e zbatuar marrëveshjen e heqjes së kriminelëve nga parlamenti dhe kandidimi i kriminelëve, dhe kriza ekonomike që po detyron mijëra shqiptare të largohen çdo muaj nga vendi”, shkruan Basha.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas