Situata aktuale me protestat dhe mesazhet që duhet të përcjellin drejtuesit politik të PS bashkë me ministrat.
Këto janë temat e diskutimit të diskutuar pak më parë mes Edi Ramës, drejtuesve politik dhe disa ministrave.
Rama kërkon prezencë të shtuar të deputetëve në terren për të adresuar shqetësimet e qytetarëve.
Protestat vazhdojnë prej 24 ditësh në Tiranë, me qytetarët që mblidhen në sheshin “Skënderbej”, marshojnë drejt Kryeministrisë dhe më pas marshojnë në rrugët e kryeqytetit.













