Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Balluku flet pas samitit:Javë me plot lajme të mira, vendimi që u mor për Korridorin VIII

2022/12/06 at 5:36 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Balluku flet pas samitit:Javë me plot lajme të mira, vendimi që u mor për Korridorin VIII

Kjo javë ka qenë me lajme shumë të mira. Kështu u shpreh zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë një interviste për Klan News pas samitit BE-Ballkani Perëndimor.


Sipas saj, pjesa e investimeve hekurudhore për Korridorin VIII të përfshihet në korridoret bërthamë të Bashkimit Europian. Një tjetër gjë që është diskutuar ditën e sotme në samit ka qenë edhe kriza energjetike.

“Për të thënë të drejtën ka qenë një javë plot me lajme të mira. Kemi marrë lajmin dje që është marrë vendimi që Korridori VIII pas shumë e shumë përpjekjesh e gjithë pjesa e investimeve hekurudhore të përfshihet në korridoret “core” të BE, pra në korridorin Ten-T. Sot është folur gjerë e gjatë për energjinë duke qenë se është pjesa më e prekshme e krizës, e cila ka ndikuar jetën e qytetarëve pothuajse në të gjithë Europën. Janë shumë pak vende që e kanë mbrojtur qytetarin plotësisht siç është Shqipëria, ku qytetarët dhe bizneset e vogla nuk e kanë ndjerë për asnjë moment krizën për shkak të mburojave sociale që janë aktivizuar. Kështu që ne me transhin e parë, me atë që presidentja e Komisionit ka deklaruar pak muaj më parë kemi përfituar 85 milionë që janë injektim direkt në buxhetin e shtetit, për t’u përdorur për importet që do të kemi në të ardhmen”, u shpreh Balluku.

Më tej ajo shtoi: “Në paketën e dytë, zhvillohet përmes fondeve të ËBIF, ku secili nga 6 shtetet duhet të konkurrojë me projekte që kanë të bëjnë me ngritjen e kapaciteteve të shtuara të energjisë së rinovueshme dhe që kanë të bëjnë me eficencën e energjisë. Kemi marrë pjesë me 3 projekte kryesore që është pajisja e 25 mijë kabinave me ‘smart meters’ që do të bëjë uljen e humbjeve teknike në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Kemi marrë pjesë gjithashtu me rritjen e numrit të abonentëve që duan të kenë panelin e ngrohjes së ujit, pra me 20 mijë abonent. E treta është ndërtimi i një parku fotovolkaik 50 megavat orësh në zonën e Belshit në pronësi të KESH. Sot kemi marrë një lajm shumë të mirë që ishte totalisht i papritur pavarësisht se kishim shumë kohë që diskutonim me komisionin dhe me BE-në që kanë vendosur të mbështesin edhe ndërtimin e pjesës së parë të tubit transmetues të gazit për, le të themi, gjatësinë e projektit Adriatiko-Jonian, por që është pjesa nga Vlora deri në exit point e Fierit. Nga terminali i lundrueshëm i Vlorës  për në exit point e Fierit, ku janë 33 km dhe është pjesa më e rëndësishme për territorin shqiptar”.

Sa i përket situatës hidrike në vend, Balluku theksoi se është e qëndrueshme.

“Për momentin situata hidrike është e qëndrueshme. Nuk und ta quaja optimale pasi niveli i Fierzës sot është 280 metra. Do donim ta kishim më shumë, por prodhimi vendas plotëson të gjithë nevojën për momentin. Nuk jemi në kushtet e eksportit pasi prodhimi vendas po mbulon një nevojë të rritur duke qenë se ditët e fundit temperaturat kanë rënë dhe ka një efekt momenti, duke qenë se jemi në Dhjetor dhe ka një shtim të aktiviteteve përgjithësisht, edhe ndriçimeve festive etj etj, por ne besojmë sipas të gjitha parashikimeve që vijnë nga sateliti që gjatë datave 12 dhe pas asaj date do të ketë prurje të reja në Liqenin e Fierzës pasi do të kemi një event të rëndësishëm me reshje në zonën e Kukësit etj”, u shpreh ajo./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet
Aktualitet

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet

12 Korrik, 2025 9:37 am
EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori
Sport

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori

12 Korrik, 2025 9:21 am
A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?
Bota

A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?

12 Korrik, 2025 9:16 am
OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë
Bota

OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë

12 Korrik, 2025 9:13 am
Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset
Aktualitet

Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset

12 Korrik, 2025 8:45 am
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 19-vjeçari

12 Korrik, 2025 8:35 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 12 korrik 2025

12 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 12 korrik 2025

12 Korrik, 2025 8:15 am
Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik

11 Korrik, 2025 11:02 pm
Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç
Rajoni

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç

11 Korrik, 2025 10:29 pm
Para
Me shenja në fytyrë, Berisha ngjitet në podium dhe vijon protestën

Sulmi ndaj Berishës, delegacioni i BE: Incidenti të hetohet plotësisht

Incidenti ndaj Berishës, Balluku: Realisht ne e dënojmë dhunën

Incidenti ndaj Berishës, Balluku: Realisht ne e dënojmë dhunën

Meta flet për sulmin ndaj Berishës: Atentat mafioz i porositur nga Edi Rama

Meta flet për sulmin ndaj Berishës: Atentat mafioz i porositur nga Edi Rama
















TE FUNDIT

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet
12 Korrik, 2025

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje të reja nga lumi Buna, duke njoftuar...

Lexo më shumë

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori
12 Korrik, 2025

Falë golit në minutat e fundit të Riola Xhemailit Zvicra është për herë të parë në çerekfinalen e Kampionati Evropian...

Lexo më shumë

A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?

A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?
12 Korrik, 2025

Gjatë dimrit një dron rus dëmtoi mbulesën mbrojtëse të centralit bërthamor të mbyllur Çernobil. Ekspertët tani kanë zhvilluar një koncept...

Lexo më shumë

OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë

OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë
12 Korrik, 2025

Sipas të dhënave të OHCHR-së gjatë 10 javëve të fundit në Rripin e Gazës janë vrarë 798 vetë në përpjekje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com