Kronikë

Atentati në Vlorë,Birçaj i arrestuar dhe i dyshuar për vrasje në tentativë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:16 - 10/05/21 |
Opi Nion

Bledar Birçaj, rreth 40-vjeç është ekzekutuar sot në Vlorë teksa po udhëtonte me automjetin e tij BMË X5. Bëhet me dije se ai është pronar i një lokali në zonën e Lungomares në Vlorë dhe rezulton të jetë një emër i njohur për drejtësinë.

Në janar të 2011 ai u arrestua  në Vlorë si i dyshuar për “vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve; si dhe “Shkatërrim prone”, parashikuar nga nenet 78-22-25; 278/2 dhe 150 të Kodit Penal.

Gjykata e Vlorës  i vendosi masën e arrestit me burg me afat 45 ditë. Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin  të marsit 2011, ka caktuar si masë sigurimi “arrestit në burg” pa afat.

Por në prill masa ndaj tij ndryshoi nga Gjykata e Vlorës nga “arrest në burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” dhe masën detyruese “ndalim të daljes jashtë shtetit” deri në përfundim të hetimeve. Në korrik 2011 u vendos pushimi i hetimit penal në ngarkim të Bledar Birçaj  duke u lënë i lirë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e quajtur Bishti i Kalldrëmit në Vlorë, ku autori po lëvizte me një tjetër automjet dhe ka qëlluar teksa ka qenë në lëvizje.

Birçaj është transportuar në Spitalin e Vlorës por si pasojë e plagëve të marra ka ndëruar jetë./Opinion.al

Pas