Te Fundit

Arrestohet porositësi i vrasjes së Mimoza Kusarit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:02 - 08/10/15 |
b.f

PRISHTINË- Është arrestuar Mikel Qupi, punonjës i komunës së Gjakovës. Ai dyshohet se ka porositur vrasjen kryetares së komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila. Gjithashtu, Qupi, është edhe pronar i një karburanti në këtë fshat. Ai është anëtar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës. Kjo parti ka qenë në koalicion të vazhdueshëm me ish-kryetarin e komunës së Gjakovës, Pal Lekaj. Megjithatë nuk ka asnjë indikacion tjetër që ky organizim të ketë qenë pjesë e ndonjë skenari për të kryer atentat politik ndaj Kryetares aktuale, Mimoza Kusari. Fjalën e fundit për ketë pritet ta thonë organet e drejtësisë. Qupi konsiderohet si ndërmjetësues për kontraktimin e dy vrasësve me pagesë nga Shqipëria. Njëri prej tyre, ishte penduar dhe kishte vendosur që ta raportonte skenarin tek policia e shqiptare, e cila informoi policinë e Kosovës. /Gazeta Ekspress/

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas