Aktualitet

Arrestohet babai në Vlorë, tentoi të vrasë djalin me thikë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:31 - 24/08/21 |
Opi Nion

Një 47-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës pasi ka kërcënuar me thikë djalin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, në ambientet e banesës, shtetasi A. B. kishte ushtruar dhunë fizike dhe po kanoste me thikë djalin e tij.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe shoqërimin e shtetasit A.B

Ndërkohë është sekuestruar dhe mjeti prerës, thikë.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 47 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”./Opinion.al

Pas