Aktualitet

Arbër Çekaj dhe një tjetër tentojnë të arratisen nga burgu 313 në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:35 - 08/08/21 |
Opi Nion

Dy të burgosur që vuanin dënimin në burgun 313 në kryeqytet kanë tentuar të arratisen nga ky institucion këtë të dielë.

Ngjarja ka ndodhur para 40 minutash në kohën kur dy të burgosurit ndodheshin në ambientet e ajërimit.

Mësohet se ka qenë Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri dy personat që kanë tentuar të arratisen.

Çekaj është dënuar me vendim të formës së prerë disa javë më parë, për trafikimin e 613 kilogramë kokainë.

Ndërsa Fatmir Pjetri është anëtar i të ashtuquajturës Banda e Babagjyshërve dhe është ekstraduar nga Franca.  Pjetri është i dënuar për një sërë grabitjesh me 30 vite burg./Opinion.al

Pas