Aktualitet

Aksion për kapjen e një personi të rrezikshëm, 49-vjeçari qëllon drejt efektivëve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:28 - 27/10/22 |
Opi Nion

Një operacion policor i koduar “Neutralizimi”, për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore është zhvilluar nga policia ditën e sotme.

Uniformat blu bëjnë me dije se në momentin që shërbimet e Policisë kanë rrethuar banesën dhe i kanë bërë thirrje 49-vjeçarit për t’u dorëzuar ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shërbimeve të Policisë.

Me ndërhyrjen e Forcës Speciale RENEA, u bë i mundur neutralizimi i tij. A. Gj., 49-vjeç, banues në Barbullush, ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje ndërsa ishte i dënuar më parë për vrasje.

Gjatë operacionit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit kallashnikov dhe gjatë kontrollit, i kanë gjetur dhe i kanë sekuestruar 49-vjeçarit edhe një armë zjarri tjetër pistoletë dhe një palë dylbi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Pas