Bota

Aksidentohet nëndetësja amerikane në zonën e konfliktit mes Kinës dhe Tajvanit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:44 - 08/10/21 |
Opi Nion

Një nëndetëse bërthamore amerikane goditi një “objekt të panjohur” në ujërat e rajonit Azi-Paqësor duke plagosur një numër marinarësh, thanë zyrtarët amerikanë.

Nuk ishte e qartë se çfarë e shkaktoi incidentin të Shtunën, raporton BBC.

Zyrtarët thanë për mediat amerikane se ngjarja ndodhi në ujërat ndërkombëtare në Detin e Kinës Jugore dhe se 11 marinarë ishin plagosur. Incidenti ndodhi në mes të tensioneve në rritje në rajon, për shkak të ndërhyrjeve kineze në zonën e mbrojtur të Tajvanit.

Marina amerikane tha se shkalla e dëmit po vlerësohej dhe se impianti bërthamor i nëndetëses dhe hapësirat nuk ishin prekur.

Gjithashtu zyrtarë thanë se incidenti ndodhi teksa nëndetësja po kryente operacione rutinë dhe se Marina nuk e bëri publik lajmin para të enjtes në mënyrë që të ruante sigurinë operacionale.

Alexander Neill, një ekspert i mbrojtjes dhe sigurisë në Singapor, tha për BBC se dyshohet se nëndetësja  “goditi diçka të madhe”./Opinion.al

Pas