Aktualitet

A ka shanse të kthehet ligji për universitetin?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:56 - 06/11/15 |
b.f

Më 11 Nëntor studentët kanë lajmëruar një protestë të re, pikërisht përpara Kryeministrisë. Ata kërkojnë rishikimin e ligjit për arsimin e lartë, që sipas tyre është klientelist dhe mbi të gjitha diskriminon të varfrit. Në fakt, ky ligj është një ndër më të debatuarit edhe ne kuvend, që nga koha kur nisi diskutimi i tij, në prill të këtij viti. Pavarësisht kundërshtimeve të ashpra të opozitës, në verë mazhoranca i votoi ndryshimet në këtë ligj. Po në këtë kohë, Presidenti Nishani refuzoi dekretimin e tij, pas takimit me ministren Nikolla e më tej me një grup pedagogësh. Por sa shanse ka qe ligji i arsimit të lartë te pengohet? Të paktën nga ana e presidentit, jo më. Ai ka të drejtën që vetëm një herë ta kthejë ligjin për rishikim e tashmë e ka shfrytëzuar këtë kompetencë.  Mbetet për t’u parë nëse protesta studentore do të ketë forcë ndryshuese!

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas