Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbuluar mbrëmjen e sotme se është përgjuar, gjatë kohës që ka qenë kryeministër, nga presidenti i SHBA-së Barak Obama.
I ftuar në “Top story” Berisha u shpreh se Obama ka urdhëruar që të përgjohet telefoni i kryedemokratit duke theksuar se në listat e publikuara gjendej edhe emri i tij.
“Harronte që ai institucion, pra mekanizmat e mbikëqyrjes dhe sigurisë, nuk të lejojnë. McGonigal ishte një gjobëvënës. Pra Edi Rama, jo vetëm që e përdori për shkatërrimin e opozitës, por edhe për të flistuar miqtë e tij më të afërt, Tom Doshin dhe Vangjush Dakun. Me një vend mik nuk e bën kurrë. Në çështjet e sigurisë mund të kesh shumë, por kur bëhet fjalë për sigurinë janë kryesorët. Obama ka urdhëruar që të përgjohet telefoni im. Në listat që u publikuan ishte edhe emri im. Unë po them pozicionin, prandaj i thoja që ju s’keni asnjë fakt mbi tokë”, u shpreh Berisha.