Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

39 vite pas shpërthimit në Çernobil/ Fizikanti: Në Shqipëri janë gjetur gjurmë…

2025/04/30 at 11:13 AM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
39 vite pas shpërthimit në Çernobil/ Fizikanti: Në Shqipëri janë gjetur gjurmë…

39 vite më parë, më 26 prill 1986, Europa u përball me një nga katastrofat më të mëdha: shpërthimin e centralit bërthamor në Çernobil.


Ky aksident ‘shkundi’ botën, por sot duket si një kapitull i harruar i historisë.

Fizikanti Rustem Paci e ka vizituar Çernobilin në vitin 2004 gjatë një misioni trajnimi.

Në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan ai shpjegon se energjia bërthamore është nga më të pastrat sepse ndotja ambientale është shumë e vogël, me përjashtim të mbetjeve që krijohen nga materiali bërthamor.

Katasstrofa në Çernobil bën thirrje për një kujdes në lidhje me mënyrën si energjia bërthamore shfrytëzohet, shpjegon ai. Një gabim teknik i uljes së fuqisë së reaktorit, një gabim teknik rreth orës 2 të mëngjesit shkaktoi daljen e një sasie të materialit bërthamor (rreth 3-5%), kurse pjesa tjetër ka mbetur brenda sarkofagut. Por cilat janë pasojat që ka lënë pas Çernobili ende sot?

Rustem Paci: Në përgjithësi, koncepti i energjisë bërthamore është që bërthamat më të mëdha ndahen në bërthama më të vogla dhe ato prodhojnë energji. Në këto bërthama të vogla, elementët kryesorë që kanë dalë kanë qenë stroncium, cezium, jod. Jodi është një nga ata elementë radioaktivë i cili vendoset në gjëndrën tiroide dhe ka një kohë gjysmë zbërthimi fatmirësisht 8 ditë, jo siç është stronciumi dhe ceziumi që është 29-30 vjet.

Megjithëse sot ka kaluar, 30, vetëm gjysma e tij është zbërthyer. Problemet  kryesore që vijnë nga dalja e lëndës bërthamore në mjedis është që kjo  lëndë më tej do të mbivendoset në sipërfaqen e tokës në të gjithë zonën e gjelbër rreth e përqark dhe zinxhiri ushqimor fillon pikërisht nëpërmjet këtyre elementëve dhe kjo bën që njeriu të jetë i ekspozuar ndaj këtyre rrezatimeve, por edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë. Procesi nuk është shumë i thjeshtë.

Sot e kësaj dite pranë centralit  bërthamor në Çernobil është zona e kufizuar, zona e izoluar ku nuk lejohet publiku, janë krijuar disa shtigje në të cialt niveli i rrezatimit është pothuaj natyral dhe është kthyer në një atraksion turistik,  ndërkohë që qyteti i Pripyat, të cilin unë kam pasur rast ta shoh, është kthyer nëë një qytet fantzmë ku gjithçka ka ngelur siç ka qenë në vitin ’86  sepse brenda 35 orëve të para, 50 mijë  banorë të Pripyat u zhvendsën dhe një pjesë e zonave të Çernigovit, Çernobilit ikën dhe gjatë kohës që unë kam qenë atje ne kemi ndenjur në një zonë më të largët, Slavutic, ku për të shkuar në Çernobil, duhet të kalonim në kufirin bjellorus dhe përsëri në atë ukrainas. Sigurisht që ka zona që akoma niveli i radioaktivitetit është i lartë.

Aldo: Po thua edhe tani?

Rustem Paci: Edhe tani, siç është për shembull ai që njihet me termin Pylli i Kuq ku në kohën që kam qenë unë në vitin 2005, niveli i rrezatimit ishte rreth 10 milizivert në orë.

Aldo: Domethënë shumë?

Rustem Paci: Shumë, normalisht niveli për publikun në Shqipëri është 1 milizivert në vit, atje ishte në orë 10. Normalisht njeriu nga natyra, edhe këtu ku po flasim marrim rreth 2.4-2.6 milizivert në vit. Pra  jetojmë në një botë radioaktive, por rrezatimet artificiale kufizohen në jo më shumë se 1 milizivert në vit.

Fizikanti shpjegon edhe keqkuptimet për ndikimin në Shqipëri. Fatmirësisht për vendin tonë, reja radioaktive ka qenë e drejtuar nga veriu dhe largësia me centralin ka bërë që të mos ndikonte drejtpërdrejt.

Rustem Paci: Shqipëria ka një distancë shumë të madhe me Çernobilin. Aktualisht, plani i emergjencave të Shqipërisë merr në konsideratë dy centrale. Niveli i radioakitvitetit që mbërriti në atë kohë nëpërmjet resë është shumë i ulët dhe ne nuk mund të flasim për efekte të drejtpërdrejta të Çernobilit në Shqipëri.

Megjithatë, edhe kur ndodhi akisdenti i Fukushimës, në Shqipëri filluan të kërkojnë tabletat e jodit, të gjejmë jod me qëllim që ta përdorim se është mbrojtës. Jodi faktikisht nuk ështëë një mbrojtës kundrejt rrezatimit, por gjëndra tiroide duke marrë jod nga jashtë, mbushet plot me jod dhe nuk thith më tej jodin radioaktiv, por kjo është vetëm për një zonë rreth e përqark centralit bërthamor, nuk bëhet fjalë për zona siç është Shqipëria dhe në planet e emergjencave është e përcaktuar qartë se kush duhet t’i marrë dhe  këto jode, njerëzit e atyre zonave i kanë nëpër shtëpitë e tyre.

Ndërsa për sa u përket mbylljes së dritareve, zhvendosjeve, njerëzit në përgjithësi keqinterpretojnë ato elementë të cilat lidhen me sigurinë në rast aksidenti bërthamor dhe kjo nuk ka lidhje me vende siç është Shqipëria sepse distanca ka qenë aq e madhe sa nuk mund të diskutohet për kontaminime dhe nivele. Megjithatë gjurmë janë gjetur, por jo elementë të cilat mund të komplikonin jetën dhe cilësinë e jetës në Shqipëri./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza
Bota

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

20 Maj, 2025 10:38 pm
Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…
Bota

Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…

20 Maj, 2025 10:06 pm
Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has
Aktualitet

Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has

20 Maj, 2025 9:33 pm
Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend
Kryesore

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend

20 Maj, 2025 9:04 pm
Rubio: Nuk ka deportime të palestinezëve nga Gaza në Libi
Bota

Rubio: Nuk ka deportime të palestinezëve nga Gaza në Libi

20 Maj, 2025 8:42 pm
Gjermani: Shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika
Bota

Gjermani: Shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

20 Maj, 2025 8:38 pm
1/3 e automjeteve ngel në kolaudim
Aktualitet

1/3 e automjeteve ngel në kolaudim

20 Maj, 2025 8:24 pm
Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
Bota

BE-ja heqë sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20 Maj, 2025 8:18 pm
Rama intervistë për televizionin austriak: Anëtarësimi në BE, mundësi historike!
Politikë

Rama intervistë për televizionin austriak: Anëtarësimi në BE, mundësi historike!

20 Maj, 2025 8:08 pm
Anija shqiptare shpëton 13 emigrantë në Egje
Aktualitet

Anija shqiptare shpëton 13 emigrantë në Egje

20 Maj, 2025 8:07 pm
Para
Zgjedhjet e 11 Majit/ Regjistrohen 14 kallëzime penale në disa prokurori të vendit

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e pajustifikuara të një personi

A do të pezullohen ndihmat për Ukrainën? Ja çfarë thotë Donald Trump

“Kush do të donte të ishte Papa i ardhshëm?”/ Trump me humor: Do doja të isha unë!

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë

“Paqja nuk vjen aq shpejt sa dëshiron SHBA!”/ Rusia: Putin, i hapur për armëpushim
















TE FUNDIT

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza
20 Maj, 2025

Një zëdhënës i Organizatës së Kombeve të Bashkuara tha se ende nuk është shpërndarë asnjë ndihmë në Gaza. Sipas mediave...

Lexo më shumë

Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…

Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…
20 Maj, 2025

Ushtria izraelite do të përshkallëzojë operacionet e saj kundër lëvizjes Hamas në Rripin e Gazës, duke pushtuar më shumë territor...

Lexo më shumë

Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has

Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has
20 Maj, 2025

Lidhur me vrasjen e ndodhurmë 7 maj të këtij viti në fshatin Tpla të Krumës në Has, emisioni “Stop” ndalet...

Lexo më shumë

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend
20 Maj, 2025

Marrëveshja dypalëshe e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë do tu japi mundësinë qytetarëve shqiptarë, por edhe italianë që të bashkojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com