Prokuroria e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka reaguar lidhur me nisjen e hetimeve për kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Në një njoftim SPAK bën me dije se kërkesa për KQZ për kopjen e formularit të vetëdeklarimit të Metës është pjesë e hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal regjistruar mbi bazën e kallëzimit të ish-deputetit Halit Valteri.
“Nisur nga interesimi i shumë gazetarëve pranë SPAK, lidhur me një kërkesë që SPAK i ka drejtuar KQZ, sqarojmë se ajo kërkesë është pjesë e hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Halit Valteri. Nuk kemi ndonjë informacion tjetër për të dhënë. Hetimet vazhdojnë”-njofton SPAK.