Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

GJKKO pushoi çështjen ndaj Dvoranit, Presidenca: Do ta ankimojmë, faktet janë aty

2021/11/23 at 2:56 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
GJKKO pushoi çështjen ndaj Dvoranit, Presidenca: Do ta ankimojmë, faktet janë aty

Pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit,  e cila në seancën e zhvilluar këtë të martë pushoi çështjen për ish-kreun KED, Ardian Dvorani, pas padisë së presidentit Ilir Meta, ka reaguar institucioni i Presidencës.

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, në një njoftim në rrjetet sociale shkruan se vendimi është i papranueshëm dhe do të ankimohet sipas rregullave procedurale dhe afateve të përcaktuara nga Kodi i Procedurës Penale.

Sipas Blushit, faktet janë aty dhe veprimet e faktuara kriminale nuk zhbëhen, pavarësisht vlerësimit sipas tij jo objektiv të SPAK.

“U deshën plot 2 vite, që SPAK të kërkonte pushimin e procedimit penal ndaj personit nën hetim, z.Ardian Dvorani dhe ndaj ish-Ministres së Drejtësisë dhe vartësve të saj.Vendimi i sotëm i Gjyqtarit të Seancës Paraprake, që miratoi këtë kërkesë të Prokurorisë për pushimin e çështjes penale të nisur 2 vite më parë, me kallëzim të Presidentit të Republikës, është I PAPRANUESHËM dhe do të ANKIMOHET sipas rregullave procedurale dhe afateve, që përcakton Kodi i Procedurës Penale.

Kushdo, që ka konsumuar vepra penale dhe ka abuzuar me ushtrimin e funksionit publik, qoftë ish-anëtar i Gjykatës së Lartë, ish-Ministër Drejtësisë, apo funksionar tjetër i lartë do të përgjigjen para drejtësisë. Faktet janë aty dhe veprimet e faktuara kriminale nuk zhbëhen dot, pavarësisht vlerësimit jo objektiv të SPAK për të mos u thelluar në hetimin e mekanizmit dhe bashkëpunimit kriminal dhe në arsyetimin krejtësisht të gabuar mbi rrethanat e faktit dhe elementëve të veprave penale të konsumuara nga shtetasit e kallëzuar. Rëndësia e kësaj çështjeje, pikërisht për shkak të cenimit të besimit të publikut tek Drejtësia, nuk mund të sfumohet duke e zvarritur në kohë, dhe as me hetime të cekta, që derivojnë nga thelbi i çështjes.

Edhe një trupë ndërkombëtare ekspertize si Komisioni i Venecias veproi më shpejt dhe më objektivisht se SPAK.  Mjafton që SPAK t`i ishte referuar gjetjeve dhe vlerësimeve të Komisionit të Venecias, dhe do gjente aty një vlerësim objektiv dhe një lexim të qartë të asaj, që ligji dhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë sanksionon, por edhe fajtorët se kush tentoi t’i rrëmbente Presidentit të drejtën e emërimit të gjyqtarit kushtetues, si dhe kush e la vendin 3 vjet pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë. SPAK refuzoi ekspertizën e huaj dhe me vendimet e tij i dha mundësinë autorëve të krimeve penale të vijojnë në mbijetesën e tyre. Drejtësia ka ende kohë për të folur!  E ardhmja u takon të vërtetave!”, njofton presidenca./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine
Kronikë

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine

9 Gusht, 2025 7:03 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Rusia i bashkohet vendeve të tjera, dënon planin e Izraelit për të pushtuar Gazën

9 Gusht, 2025 6:58 pm
BE po “mendon” organizimin e bisedimeve për paqe me Rusinë, Zelensky: Nuk i besoj Putinit
Bota

Zelensky flet në telefon me Macron, Starmer dhe liderë të tjerë evropianë

9 Gusht, 2025 6:53 pm
Zbulohet shënimi i fundit, çfarë shkroi dy ditë para vdekjes Mbretëresha Elizabeth
Bota

Zbulohet shënimi i fundit, çfarë shkroi dy ditë para vdekjes Mbretëresha Elizabeth

9 Gusht, 2025 6:46 pm
“Linjë kredie 250 mln €”/ Rama në Cërrik: Na duhet një kthesë për projektet në fshat
Aktualitet

Ndërtimet pa leje, Rama: Së shpejti masa të reja për shkelësit e ligjit

9 Gusht, 2025 6:33 pm
Rama vlerëson aktet heroike të 2 efektivëve Troci e Mustaj:Mirënjohës për shembullin
Aktualitet

Rama vlerëson aktet heroike të 2 efektivëve Troci e Mustaj:Mirënjohës për shembullin

9 Gusht, 2025 6:27 pm
Paqe mes Armenisë e Azerbajxhanit, Irani:Të mos ketë ndërhyrje të huaj pranë kufijve
Bota

Paqe mes Armenisë e Azerbajxhanit, Irani:Të mos ketë ndërhyrje të huaj pranë kufijve

9 Gusht, 2025 5:30 pm
Gaza/ Italia u vjen në ndihmë banorëve që vuajnë nga uria
Bota

Gaza/ Italia u vjen në ndihmë banorëve që vuajnë nga uria

9 Gusht, 2025 5:23 pm
Të bllokuar me velierën e tyre në det, shpëtohen turistët gjermanë në Vlorë
Aktualitet

Të bllokuar me velierën e tyre në det, shpëtohen turistët gjermanë në Vlorë

9 Gusht, 2025 4:57 pm
Gaza/ Mbi 200 vdekje nga uria, 1 milion banorë do të shpërngulen
Bota

Gaza/ Mbi 200 vdekje nga uria, 1 milion banorë do të shpërngulen

9 Gusht, 2025 4:55 pm
Para
Emrat/Këta janë 7 personat që i mbijetuan aksidentit tragjik në Bullgari

Emrat/Këta janë 7 personat që i mbijetuan aksidentit tragjik në Bullgari

Foto-Video/Agron Shehaj verifikon firmat e delegatëve për Kuvendin e 11 dhjetorit

Foto-Video/Agron Shehaj verifikon firmat e delegatëve për Kuvendin e 11 dhjetorit

Opinion/ Meta sulmon Bashën, ja sekretet tona!

Opinion/ Meta sulmon Bashën, ja sekretet tona!

TE FUNDIT

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine
9 Gusht, 2025

Një 23-vjeçar shqiptar kishte shkuar si turist në Zvicër, por është kapur në trafik të kokainës. I riu ishte bërë...

Lexo më shumë

Rusia i bashkohet vendeve të tjera, dënon planin e Izraelit për të pushtuar Gazën

“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
9 Gusht, 2025

Pas vendeve të BE-së dhe OKB-së, është Rusia që dënon dhe hedh poshtë planin e Izraelit për të zgjeruar operacionet e tij...

Lexo më shumë

Zelensky flet në telefon me Macron, Starmer dhe liderë të tjerë evropianë

BE po “mendon” organizimin e bisedimeve për paqe me Rusinë, Zelensky: Nuk i besoj Putinit
9 Gusht, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar biseda telefonike me disa prej liderëve kryesorë evropianë, përfshirë Presidentin e Francës Emmanuel Macron,...

Lexo më shumë

Zbulohet shënimi i fundit, çfarë shkroi dy ditë para vdekjes Mbretëresha Elizabeth

Zbulohet shënimi i fundit, çfarë shkroi dy ditë para vdekjes Mbretëresha Elizabeth
9 Gusht, 2025

Shënimi i fundit në ditarin personal të Mbretëreshës Elizabeth II, shkruar vetëm dy ditë para ndarjes së saj nga jeta,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com