Aktualitet

Foto-Video/Agron Shehaj verifikon firmat e delegatëve për Kuvendin e 11 dhjetorit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:44 - 23/11/21 |
Opi Nion

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka shkuar në zyrën e Edi Palokës, në selinë blu, për të bërë verifikimin e firmave të delegatëve, të cilët kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit.

Burime për Opinion.al, bëjnë me dije se Shehaj ka bërë vetëm verifikimin e delegatëve të njësisë numër 5 dhe 7 në Tiranë, njësi ku edhe ai vetë ka kandiduar si deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Ashtu siç shihet edhe në video, Shehaj ka marrë listën e delegatëve nga Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, dhe telefonon edhe delegatët për të bërë verifikimin.

Të pranishëm në këtë verifikim, të paralajmëruar nga Shehaj, ishin edhe kamerat e disa mediave.

Vlen për t’u kujtuar se Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike është thirrur për t’u mbajtur në dy data. Më 11 dhjetor është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, më datë 18 dhjetor nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha./Opinion.al

Pas