Qarkullimi i makinave me shpejtësi tej normave të lejuara ka bërë që policia të heqë 15 leje drejtimi, vetëm gjatë mbrëmjes së djeshje
Në njoftimin zyrtar, bëhet i ditur ndalimi i një 32-vjeçari, pasi nuk i kishte ndaluar një patrulle. Ai po qarkullonte me shpejtësi 168 km/h me një automjet “Golf 7” dhe kishte 6 masa administrative të pa likujduara.
Më tej policia njofton se mbrëmjen e djeshme ka vendosur 21 masa administrative për manovra të rrezikshme në rrugë dhe shpejtësi mbi normat e lejuara, jo më shumë se 20 km/h. /Opinion.al