Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli sot historinë aspak të zakontë të Luljetës, e cila kishte ardhur posaçërisht nga Gjermania për t’i bërë një suprizë mikeshës së saj.
Në studio, ajo ka treguar se kur ka qenë e vogël asnjëherë nuk i bindej nënës së saj dhe nuk pranonte jetesën në fshat. Kur ishte 16 vjeç, një djalë nga qyteti vjen në fshatin e saj dhe mes tyre lind një pëlqim. Por kjo gjë u kuptua nga familja e saj dhe mes tyre filluan debatet. Djali kthehet në qytetin e tij dhe Luljeta pas një debati me vëllanë vendos të largohet nga shtëpia në drejtim të Greqisë, por pa marrë asgjë me vete.
Ardit Gjebrea: Më trego pak për jetën tënde… Film e ke jetën!
Luljeta: Vij nga një fshat i vogël i rrethit të Kolonjës. Jam rritur në një familje të madhe sepse jemi 6 motra dhe një vëlla.
Ardit Gjebrea: Familja jote?
Luljeta: Familja ime me dy prindër të mrekullueshëm dhe shumë punëtor. Babi shumë i lirshëm, kurse mami nuk toleronte për asnjë gjë, duhet të bënim gjithmonë atë që thoshte ajo. Akoma dhe sot nëse si marr leje asaj, nuk mund të bëj asnjë gjë.
Ardit Gjebrea: I ke marrë leje që ke ardhur këtu?
Luljeta: Nuk e di fare se kam ardhur. Pa lejen e saj kam ardhur, se gjithmonë i bëj gjërat pa lejen e saj.
Ardit Gjebrea: Ja që s’paska qenë dhe aq vendimmarrëse ne veprimet e tua që ti ke bërë, sidomos për atë vajtjen tënde në Greqi që mezi po pres ta dëgjoj!
Luljeta: Jeta në fshat për një vajzë është tepër e vështrirë këtu në Shqipëri sepse duhet të bësh gjithmonë atë jetën e fshatit, të shkosh tek lopët ose tek arat. Nuk i jepet mundësia një goce që të shikojë të ardhmen. Unë isha një fëmijë që më pëlqente të ecja përpara, më pëlqente shumë të këndoja, por s’të jepej kurrë mundësia në fshatin Helmës që ishim ne. Unë si dëgjoja asnjëherë mendimet që kishte mami.
Ardit Gjebrea: Po pse?
Luljeta: Po sepse ishte gjithmonë s’duhet të visheshe, duhet të ishe e mbyllur dhe kjo gjë s’më pëlqente fare. Në familjen time isha ai druri i shtrembër gjithmonë.
Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi?
Luljeta: Në moshën 16 vjeçe kishte ardhur një djalë nga qyteti dhe u pëlqyem bashkë. E mori vesh vëllai, edhe ajo pjesa që pse duhet të dashurosh? Një shikim aty quhej dashuri! Filluan debatet në shtëpi.
Ardit Gjebrea: Ti e takoje atë çunin?
Luljeta: Njëherë e takova tek çezma e fshatit dhe aty u bë shumë rrëmujë. Filuan debatet në shtëpi dhe nga debatet u stresova, e mora rëndë psikologjikisht.
Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi me atë çunin?
Luljeta: Ai çuni iku në qytetin e vet, se e kapi vëllai dhe e kërcënoi.
Ardit Gjebrea: U tremb ai i ziu, iku?
Luljeta: Jo s’u tremb, por duhet të ikte në familjen e vet!
Ardit Gjebrea: Po ti ç’bëre?
Luljeta: Unë u rëndova shumë psikologjikisht dhe vendosa të iki në Greqi se sa ishin hapur rrugët atëherë.
Ardit Gjebrea: Ta harroje apo të rebeloheshe?
Luljeta: Ishte një moment që unë debatova me vëllain dhe e mora vendimin pa ditur se çfarë të bëja.
Ardit Gjebrea: Si shkove?
Luljeta: Dola tek ajo tabela e Helmësit, i ngrita dorën një makine që po kalonte për në Korçë…
Ardit Gjebrea: More rroba me vete, valixhe?
Luljeta: Jo asgjë! S’kisha as lekë me vete që të ikja për në Korçë, s’më mori lekë ai shoferi./tvklan.al