Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Le të bëjmë sikur e besojmë

2020/01/13 at 1:09 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Le të bëjmë sikur e besojmë

Geljano Fataj-Dy ishin daljet kryesore të kryeministrit Edi Rama këtë të hënë. E para nga reparti i ri i Forcave Speciale RENEA, që në fakt prej vitesh është një nga repartet më të suksesshme dhe dalja e dytë nga QSUT, ku me kamerat e ERTV-së tregoi pavionet e reja të kirurgjisë. Një bravo shkon për qeverinë për mbështetjen ndaj RENEA-s, ku edhe pse ka nevojë për më shumë, le të mjaftohemi me kaq.


Por ajo që të bën përshtypje në deklaratën e kryeministrit, ishte fakti se sipas tij, kriminaliteti në vend nuk është në shifra të larta dhe se Policia e Shtetit ka bërë një punë të mirë në rritjen e zbulueshmërisë së krimeve. E për të mos ta lënë fajin jetim, atë shefi i qeverisë e adresoi tek media, që e etiketoi si një xhungël informacioni.

“Në kushtet e një xhungle informacioni krijohet përshtypja e gabuar mbi situatën e kriminalitetit. Ndërkohë që faktet flasin më së miri, për rënien e vazhdueshme të treguesve kryesore të kriminalitetit. Faktet flasin për një rritje të zbulueshmërisë së krimeve. Ky raport ne gjithë këto vite ka ardhur duke rritur forcën e shtetit dhe ulur forcën e krimit. Vitin e shkuar u shpërbënë më shumë se dyfishi i grupeve kriminale krahasuar me vitin 2018. U rrit forca goditëse ndaj të gjitha veprave të renda apo më pak të rënda. Vijoi procesi për afrimin e standardeve, u hap rruga për herë të parë për studentë ekselence dhe u forcua struktura e bazuar në meritokracinë në procesin e rritjes në detyrë. U aplikuan  metoda të reja kundër krimit. Falë Policisë së Shtetit jo vetëm u sigurua rendi dhe qetësia në 6 muajt e protestave por u shfaq në sytë e gjithë opinionit publik vendas dhe të gjithë atyre të interesuar jashtë Shqipërisë, fytyra e një policie shtetit proporcionale dhe funksionale”, do të deklaronte Rama.

Por çfarë faji ka media, e cila vetëm në 11 ditët e para të janarit raportoi për 4 vrasje, dy prej tyre atentate. Atentati i parë ishte vrasja e biznesmenit, Guxim Gjyriqi, përpara lokalit të tij, në Bajram Curri dhe më pas atentati me snajper ndaj Kastriot Reçit, në qendër të Rrëshenit. Në të dyja ngjarjet autorët nuk janë identifikuar. Nëse policia do të kishte rritur forcën e zbulimit, siç ndodh me policinë në vende të tjera, atëherë këto atentate do të ishin parandaluar.

Media fatkeqësisht po mbledh vetëm numrin e viktimave, ndërsa në një tjetër dosje (atë të Durrësit) dalin fakte se si efektivë policie fshehin përdhunimin e një vajze. Mes të arrestuarve të kësaj dosje ishin dhe shefa policie… Të mos zgjatemi më tej ndër vite, ku drejtues të tjerë të policisë, sipas organit të akuzës, janë të akuzuar për trafik droge.  E vetmja ngjarje ku policia është investuar prej kohësh, ka zbardhur qindra orë përgjime, është ajo e Hermes Nikajt i njohur ndryshe “Zogut të Tiranës”.

***

“Si një katunar që jam, nga një katund këtu afër gjëja e parë që do bëj, do sjell një varg me hudhra t’i vendosni te dera. Ne katunarët siç i thonë nuk kina shkollë por kina eksperiencë. Hudhrat do i sjellë nesër që mos ju marrin në sysh”. (Edi Rama)

Por a mjaftojnë hudhrat për një shëndetësi të mirë? A duhet që kryeministrit të jap më shumë shifra se sa i kushton një taksa-paguesi shqiptar koncesioni i sterilizimit, të cilin e ka mbrojtur sërish si tepër të domosdoshëm?

Sipas opozitës koncesion i sterilizimit i ka marrë buxhetit të shtetit 5 milionë euro më shumë gjatë vitit 2019. Demokratët thonë se paligjshmëria ka vijuar edhe përmes urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë për të kryer sa më pak operacione, siç ishte rasti i spitalit të Durrësit dhe ai i Shkodrës. Për opozitën nëse shërbimin e sterilizimit do ta bënte shteti, kostoja do të ishte 2.4 euro për një set kirurgjikal, ndërsa me koncesionin e dhënë kushton 190 euro një set kirurgjikal.

Sipas revistës Monitor, koncesioni i sterilizimit ka dalë jashtë kontrollit për vitin 2019 ku janë paguar 3.5 milionë euro më shumë se kontrata.

Ky koncesion, sipas të dhënave nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm, i ka kushtuar shqiptarëve  3.2 milionë $ vetëm në 10 muajt e parë.

Koncesioni i sterilizimit u firmos në fund të vitit 2015 midis kompanisë  “Sani Service” dhe Ministrisë së Shëndetësisë, si përfituese e shërbimit, përfaqësuar nga ministri Ilir Beqja dhe FSDKSH, përfaqësuar nga Milva Ikonomi, ku janë përcaktuar kushtet paraprake, objekti i kontratës, çmimet dhe rishikimi i çmimeve.

Kontrata nisi të zbatohet më 2016. Monitorimi i saj bëhet nga Drejtoria e Administrimit të Paketave dhe Ekzaminimeve Terciale (DAPSHET) në QSUT, raporton Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Nga auditimi i këtij shërbimi u konstatua se, nuk ka një përcaktim detajuar për përdorimin e kompleksiteteve për çdo lloj operacioni, numrin e pajisjeve të kompleksiteteve për çdo ndërhyrje dhe nuk ka një përcaktim të qartë të përdorimit të seteve të sterilizimit me avull në shërbimet spitalore universitare dhe në spitalet rajonale./ Opinion.al

Etiketa: edi ramaGeljano Fataj


Ju sugjerojmë

Protestuesit përplasen me policinë te Parlamenti, 3 efektivë të plagosur
Aktualitet

Protestuesit përplasen me policinë te Parlamenti, 3 efektivë të plagosur

2 Korrik, 2026 10:42 am
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, PD nuk do të marrë pjesë në seancë

2 Korrik, 2026 10:23 am
Përplasje mes protestuesve dhe policisë, kaos para Parlamentit
Aktualitet

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, kaos para Parlamentit

2 Korrik, 2026 10:05 am
Protestuesit godasin me vezë deputetët, 6 të shoqëruar në polici
Aktualitet

Protestuesit godasin me vezë deputetët, 6 të shoqëruar në polici

2 Korrik, 2026 9:51 am
“Sharlatanë, delirantë dhe dështakë”, Rama flet për protestën
Kryesore

“Sharlatanë, delirantë dhe dështakë”, Rama flet për protestën

2 Korrik, 2026 9:33 am
Zgjidhen 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së PD
Kryesore

Zgjidhen 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së PD

2 Korrik, 2026 8:06 am
Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD
Kryesore

Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

1 Korrik, 2026 10:43 pm
Dita e 32-të e tubimit/Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 32-të e tubimit/Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

1 Korrik, 2026 9:47 pm
Netanyahu i përgjigjet Erdoganit: Qetësohu, koha e Perandorisë Osmane ka mbaruar
Bota

Netanyahu i përgjigjet Erdoganit: Qetësohu, koha e Perandorisë Osmane ka mbaruar

1 Korrik, 2026 7:23 pm
Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg
Aktualitet

Masa e sigurisë ndaj Veliajt, “Kushtetuesja” shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë

1 Korrik, 2026 5:22 pm
Para
333 kg kokainë nga Brazili në Itali, arrestohet një shqiptar

333 kg kokainë nga Brazili në Itali, arrestohet një shqiptar

Tërmeti/ Pesë pikat e Bashës për të ndihmuar biznesin

Tërmeti/ Pesë pikat e Bashës për të ndihmuar biznesin

Kokaina në Durrës, Artan Hoxha paralajmëron vrasje si ajo e bankierit Artan Santo

Gjithë atyre që u betuan para flamurit kuqezi, ti shërbejnë Atdheut
















TE FUNDIT

Protestuesit përplasen me policinë te Parlamenti, 3 efektivë të plagosur

Protestuesit përplasen me policinë te Parlamenti, 3 efektivë të plagosur
2 Korrik, 2026

Përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe policisë paraditen e sotme (e enjte) përpara Parlamentit teksa deputetët do të mblidhen në...

Lexo më shumë

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, PD nuk do të marrë pjesë në seancë

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
2 Korrik, 2026

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme plenare. Me anë të një njoftimi...

Lexo më shumë

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, kaos para Parlamentit

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, kaos para Parlamentit
2 Korrik, 2026

Tensione në protestën para Parlamentit, ende pa nisur seanca plenare. Sapo kanë parë deputetët duke hyrë në Parlament, protestuesit nisën...

Lexo më shumë

Protestuesit godasin me vezë deputetët, 6 të shoqëruar në polici

Protestuesit godasin me vezë deputetët, 6 të shoqëruar në polici
2 Korrik, 2026

Protestuesit janë grumbulluar paraditen e së enjtes para Parlamentit, ku kanë goditur me vezë disa deputetë. Deputeti i Partisë Socialiste,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}