Kronikë

333 kg kokainë nga Brazili në Itali, arrestohet një shqiptar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:19 - 13/01/20 |
el ida

Policia italiane ka arrestuar katër persona, mes tyre edhe një shqiptar, të cilët akuzohen si trafikantë ndërkombëtarë të lëndëve narkotike.

Guardia di Finanza ka sekuestruar 333 kg kokainë, e cila në treg do të kapte vlerën e 100 milionë eurove. Droga kishte mbërritur në Itali nga Brazili, e fshehur mes pllakave të granitit.

Agjentët e doganës arritën të identifikonin lëndën narkotike, në portin e Specias, por e lanë të kalonte për të zbuluar pritësit.

Droga përfundoi më pas në një magazinë, ku edhe u krye dhe operacioni.

Policia ka bërë të ditur vetëm inicialet e të arrestuarve, B.A. për shqiptarin dhe të tre të tjerëve me shtetësi të ndryshme, italiane, kroate dhe braziliane./Opinion.al

Pas