Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjithë atyre që u betuan para flamurit kuqezi, ti shërbejnë Atdheut

2020/01/13 at 1:34 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Kokaina në Durrës, Artan Hoxha paralajmëron vrasje si ajo e bankierit Artan Santo

Artan Hoxha-Sot është 107 vjetori i themelimit të Policisë se Shtetit Shqiptar. Ky memorial përkujton 264 “Dëshmorët e Atdheut” të rënë në krye te detyrës nga radhët e policisë gjatë 29-të viteve të post-komunizmit. 264 yje që përkujtojnë sakrificën sublime të 264 burrave që dhanë jetën e tyre për këtë vend.

Nuk kam parë te dera e Prokurorisë se Përgjithshme apo Ministrisë se Drejtësisë, të ketë qofte dhe një yll të vetëm, në përkujtim te ndonjë prokurori apo gjyqtari të rënë në luftën kundër krimit. Mbase do kisha marrë më dhjetëra telefonata e mesazhe falënderimi, madje do ta kisha më të lehtë nëse në këtë dite të shënuar, do shkruaja për te përshëndetur shefat në detyre, që mbi uniformat e reja të dekoruara bukur, u shkëlqejnë spaletat. Nuk e di nëse në këtë memorial u kujtua kush të vendoste ndonjë kurore me lule ne kujtim të këtyre burrave sot.

Shumë prej tyre i kam njohur nga afër, kam marrë pjese në operacione antikrim organizuar dhe drejtuar prej tyre. Kam ngrënë buke me ta në mencat e varfra të komisariateve të Shqipërisë, nga Tropoja në Sarandë. Kam ndarë bashkë me ta sukseset e aksioneve dhe me kane lënë të vetëm të derdh lot hidhërimi ne funeralet e tyre. Me është dashur të shkruaj apo raportoj rënien e tyre në krye te detyrës nga plumbat e armëve të krimit.

Kam marrë pjesë në shumë prej ceremonive të lamtumirës për ta, ku bataret e automatikëve të skuadrave të nderit me kanë futur të dridhurat në trup. Kam parë kryeministrat, ministrat apo deputetet e radhës të derdhin lot krokodili mbi arkivolet e tyre, por sa ishin gjallë nuk ndaleshin se ua nxiri jetën. Hej burra qe hijeshoni mbi atë memorial të zi. Sot mbase do të ishit pa punë rrugëve, si plotë kolegë tuaj që bene hile dhe i dredhuan plumbit për të mbetur të gjallë.

Mbase po të ishit gjallë mund t’ua kishin baltosur fytyrën me paratë e hashashit. Mbase po të ishit gjallë do t’ju kishin transferuar në ndonjë cep të largët në jug a në veri të vendit, ku do t’ju ishte harruar emri. Krimi dhe korrupsioni politik, provuan t’ju trembin, t’ua ulin kokën, t’ua zhbëjnë karakterin dhe ndershmërinë… Por ju nuk dredhuat, nuk u përkulët, i qëndruat ballë për ballë plumbave të krimit, dhe….

Sot jeni aty, YJE mbi atë memorial te zi, duke na mbushur me krenari dhe duke na dhënë shprese, se ky komb nuk është mposhtur ende, nga krimi. E paharruar qofte sakrifica juaj për të siguruar jetën e te gjithë ne të tjerëve.

Ju sugjerojmë

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

8 Korrik, 2025 10:31 pm
VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
Bota

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

8 Korrik, 2025 10:04 pm
Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
Bota

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

8 Korrik, 2025 9:36 pm
“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
Aktualitet

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

8 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

8 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

8 Korrik, 2025 8:45 pm
Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
Sport

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

8 Korrik, 2025 8:25 pm
Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
Aktualitet

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

8 Korrik, 2025 7:58 pm
Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
Sport

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
Bota

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Para
Në ditën e tretë të stazhit në NASA, 17-vjeçari zbuloi një planet të ri

Në ditën e tretë të stazhit në NASA, 17-vjeçari zbuloi një planet të ri

Ilir Meta: Nuk iki nga sheshi deri sa të kthejmë të drejtën për referendum

Paketa anti-shpifje, Meta-Qeverisë: Reflektoni

Falsifikim dokumentesh, kanosje dhe gjoba, kush janë dy të arrestuarit

TE FUNDIT

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
8 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se po shqyrton vendosjen e tarifave shtesë prej 200% për produktet farmaceutike të...

Lexo më shumë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
8 Korrik, 2025

Një burrë është goditur me brirë nga një dem në festivalin famëkeq të ndeshjeve me dema në Pamplona, ​​ndërsa tetë...

Lexo më shumë

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
8 Korrik, 2025

“Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën”, theksoi Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalimit të tij sot në parlamentin britanik,...

Lexo më shumë

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
8 Korrik, 2025

Leonardo Papi, një shtetas italian, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se është mashtruar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com