Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tërmeti/ Pesë pikat e Bashës për të ndihmuar biznesin

2020/01/13 at 1:33 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tërmeti/ Pesë pikat e Bashës për të ndihmuar biznesin

Kreu i Partisë Demokraik, Lulzim Basha , është shprehur se Qeveria nuk i ka ndihmuar qytetarët e Durrësit për të ringritur bizneset e tyre pas goditjes së tërmetit tragjik të 26 nëntorit.


Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha ka publikuar foto teksa ndodhet në një fasoneri dhe të një punishte përpunimi qumështi.

Sipas kryedemokratit, deri tani nuk kanë marrë asnjë bonus qiraje, ndërsa i “sorollasin nga njëra zyrë në tjetrën”. Po ashtu, lideri i opozitës thekson se bizneset nuk kanë patur asnjë mbështetje nga shteti për dëmet, ndërkohë që duhet të paguajnë taksat e rritura dhe fuqia blerëse është në nivelet minimale.

Basha i ka bërë thirrje Qverisë “Rama” që të marrë masa të menjëhershme për ringritjen e biznesit në zonat e prekura nga tërmeti duke nisur me:

1.Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore gjatë periudhës së rindërtimit për të gjithë operatorët ekonomikë me aktivitet në zonat e prekura.
2. Përjashtimin nga tatim fitimi për të gjitha subjektet që e ri-investojnë fitimin për të rikuperuar dëmet e tërmetit.
3. Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën deri në rikuperimin e dëmeve dhe pagesat e shtyra të kryhen me këste pas periudhës së rikuperimit.
4. Përjashtimin nga tvsh për të gjitha materialet, lëndët e para, mjetet kapitale që përdoren për rikuperimin e dëmeve.
5. Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit gjatë kohës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Postimi i Bashës

Kriza ekonomike që ka përfshirë vendin dhe pasojat e tërmetit, kanë gjunjëzuar biznesin e Durrësit, një prej ekonomive më të rëndësishme të vendit. Shteti deri tani ka qene inegzistent për të ndihmuar në ringritjen e biznesit.

Sot u takova me pronarë dhe punonjës fasonerie dhe të një punishte perpunimi qumeshti.

Ata më shprehën shqetësimin e tyre se situata po i çon drejt falimentimit. Shumë punonjës ende nuk janë rikthyer në punë pasi janë detyruar të strehohen larg vendbanimit të tyre në pamundësi të përballimit të kostove të një shtëpie me qera apo të jetojne në çadra.

Deri tani nuk kanë marrë asnjë bonus qeraje, ndërsa i sorollasin nga njëra zyrë në tjetrën. Bizneset nuk kanë patur asnjë mbështetje nga shteti për dëmet e shkaktuara ndërkohe që duhet të paguajnë taksat e rritura dhe fuqia blerëse është në nivelet minimale.

Mosmarrja e masave të menjëherëshme, do të sjellë pasoja të rënda për ekonominë dhe punësimin në Durrës dhe gjithë Shqipërinë.

Edhe njëherë i kërkoj qeverisë të marrë masa të menjëhershme për ringritjen e biznesit në zonat e prekura nga tërmeti duke nisur me:

1.Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore gjatë periudhës së rindërtimit për të gjithë operatorët ekonomikë me aktivitet në zonat e prekura.
2. Përjashtimin nga tatim fitimi për të gjitha subjektet që e ri-investojnë fitimin për të rikuperuar dëmet e tërmetit.
3. Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën deri në rikuperimin e dëmeve dhe pagesat e shtyra të kryhen me këste pas periudhës së rikuperimit.
4. Përjashtimin nga tvsh për të gjitha materialet, lëndët e para, mjetet kapitale që përdoren për rikuperimin e dëmeve.
5. Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit gjatë kohës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Protestuesit përplasen me policinë te Parlamenti, 3 efektivë të plagosur
Aktualitet

Protestuesit përplasen me policinë te Parlamenti, 3 efektivë të plagosur

2 Korrik, 2026 10:42 am
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, PD nuk do të marrë pjesë në seancë

2 Korrik, 2026 10:23 am
Përplasje mes protestuesve dhe policisë, kaos para Parlamentit
Aktualitet

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, kaos para Parlamentit

2 Korrik, 2026 10:05 am
Protestuesit godasin me vezë deputetët, 6 të shoqëruar në polici
Aktualitet

Protestuesit godasin me vezë deputetët, 6 të shoqëruar në polici

2 Korrik, 2026 9:51 am
“Sharlatanë, delirantë dhe dështakë”, Rama flet për protestën
Kryesore

“Sharlatanë, delirantë dhe dështakë”, Rama flet për protestën

2 Korrik, 2026 9:33 am
Zgjidhen 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së PD
Kryesore

Zgjidhen 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së PD

2 Korrik, 2026 8:06 am
Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD
Kryesore

Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

1 Korrik, 2026 10:43 pm
Dita e 32-të e tubimit/Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 32-të e tubimit/Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

1 Korrik, 2026 9:47 pm
Netanyahu i përgjigjet Erdoganit: Qetësohu, koha e Perandorisë Osmane ka mbaruar
Bota

Netanyahu i përgjigjet Erdoganit: Qetësohu, koha e Perandorisë Osmane ka mbaruar

1 Korrik, 2026 7:23 pm
Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg
Aktualitet

Masa e sigurisë ndaj Veliajt, “Kushtetuesja” shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë

1 Korrik, 2026 5:22 pm
Para
Kokaina në Durrës, Artan Hoxha paralajmëron vrasje si ajo e bankierit Artan Santo

Gjithë atyre që u betuan para flamurit kuqezi, ti shërbejnë Atdheut

Në ditën e tretë të stazhit në NASA, 17-vjeçari zbuloi një planet të ri

Në ditën e tretë të stazhit në NASA, 17-vjeçari zbuloi një planet të ri

Ilir Meta: Nuk iki nga sheshi deri sa të kthejmë të drejtën për referendum

Paketa anti-shpifje, Meta-Qeverisë: Reflektoni
















TE FUNDIT

Protestuesit përplasen me policinë te Parlamenti, 3 efektivë të plagosur

Protestuesit përplasen me policinë te Parlamenti, 3 efektivë të plagosur
2 Korrik, 2026

Përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe policisë paraditen e sotme (e enjte) përpara Parlamentit teksa deputetët do të mblidhen në...

Lexo më shumë

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, PD nuk do të marrë pjesë në seancë

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
2 Korrik, 2026

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme plenare. Me anë të një njoftimi...

Lexo më shumë

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, kaos para Parlamentit

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, kaos para Parlamentit
2 Korrik, 2026

Tensione në protestën para Parlamentit, ende pa nisur seanca plenare. Sapo kanë parë deputetët duke hyrë në Parlament, protestuesit nisën...

Lexo më shumë

Protestuesit godasin me vezë deputetët, 6 të shoqëruar në polici

Protestuesit godasin me vezë deputetët, 6 të shoqëruar në polici
2 Korrik, 2026

Protestuesit janë grumbulluar paraditen e së enjtes para Parlamentit, ku kanë goditur me vezë disa deputetë. Deputeti i Partisë Socialiste,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}