Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Artistja me veti të rralla, ja çfarë mund të shohin sytë e saj

2018/10/13 at 6:57 PM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 3 min
A A
Artistja me veti të rralla, ja çfarë mund të shohin sytë e saj

Disa specie, si karkaleci i detit mantis dhe kameleonët, mund të shohin më shumë ngjyra se sa njerëzit. Por edhe disa njerëz e kanë këtë aftësi. Ata kanë një veti që quhet tetrachromacy, të paturit e katër kanaleve të pavarura për përcjelljen e informacionit rreth ngjyrave ose të katër llojeve të qelizave konike në sy. Concetta Antico, një artiste nga qyteti i San Diegos është një prej atyre njerëzve që gëzojnë këtë veti të rrallë. Genia Dulot e “Zërit të Amerikës” bisedoi me të dhe sjell materialin në vijim.


Concetta Antico nisi të merrej me pikturë që në fëmijëri. Ajo thotë se ka qenë gjithmonë e magjepsuar nga ngjyrat, sidomos jeshilja, ngjyra  rozë e blu.

Vetëm disa vite më pas ajo e kuptoi se shumica e ngjyrave që ajo sheh nuk shihen nga shumica e njerëzve përreth saj.

Në vitin 2012 Concetta Antico mësoi se kishte një veti të rrallë gjenetike të shikimit të quajtur tetrachromacy, të paturit e katër kanaleve të pavarura që përcjellin të dhënat rreth ngjyrave ose katër llojeve të qelizave konike në sy. Ajo mund të shikojë miliona ngjyra të ndryshme.

“Kur shikon ngjyrën rozë mbi shkëmb ose ngjyrë jargavani në ujë, e beson, sepse e ke parë aty. Arti im është si një dritare për të tjerët që të shikojnë ngjyrat e vërteta të planetit tonë”, thotë Concetta Antico.

Shkencëtarja Kimberly James studion njohjen e ngjyrave nëpërmjet procesit të mendimit, që do të thotë mënyra se si njerëzit i perceptojnë ngjyrat. Ajo thotë se kryesisht gratë indo-evropiane gëzojnë vetinë e “tetrachromacy-s”, të cilat nga ana tjetër kanë shumë gjasa të lindin djem që nuk i shohin ngjyrat.  Por ky mutacion gjenetik i rallë nuk garanton shikim të fuqishëm.

“Po të më pyesësh mua pse Concetta është rast i veçantë, së pari besojmë pasi ajo ka pikturuar pa pushim që nga mosha shtatë vjeçare, duke e ka shfryrëzuar këtë veti të rallë dhe duke e vënë atë në punë. Kjo e bën atë të veçantë nga shumë të tjerë me këtë veti, që janë rritur pa u përqendruar tek ngjyrat.”

Ende nuk dihet pse ndodh ky mutacion gjenetik. Shkencëtarja Jameson thotë se aftësia për të parë më shumë ngjyra ka qënë e lidhur drejtpërdrejt me gjasat më të mëdha për mbijetesë. Majmunët ishin në gjendje të përcaktonin nëse partneri i tyre ishte i zemëruar vetëm nga ngjyra e lëkurës. Gratë në fiset primitive zgjidhnin fruta më të ndritshme dhe me shumë gjasa më të pjekura e me përmbajtje më të madhe sheqeri.

 

“Duke parë lëkurën e njerëzve, timen apo të moshuarve, apo të atyre që nuk janë të shëndetshëm, mund të tregoj se kur ndryshon ngjyra e lëkurës, mund të kuptoj se kur janë të sëmurë ose ndoshta po vdesin. Por mund të kuptoj edhe kur fëmijët e mi nuk janë mirë, kur kanë temperaturë, pasi ngjyra ndryshon”, thotë artistja me këtë veti të rrallë.

 

Shkencëtarja Jameson thotë se në ditët e sotme një aftësi kaq e veçantë nuk është faktor përcaktues për mbijetesë, por ende e pranishme në gjenomën e disa njerëzve. Për artisten Concetta Antico, kjo veti e rrallë shikimi i mundëson të veprojë si përkthyese pamore, një mënyrë për të ndarë me njerëzit e tjerë ngjyrat e vërteta të botës. / VOA

Etiketa: aftesi te rrallaConcetta Anticongjyrat


Ju sugjerojmë

Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 20 qershor 2025

20 Qershor, 2025 8:12 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 19 qershor 2025

19 Qershor, 2025 8:12 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 18 qershor 2025

18 Qershor, 2025 8:16 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 16 qershor 2025

16 Qershor, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 15 qershor 2025

15 Qershor, 2025 8:05 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 14 Qershor 2025

14 Qershor, 2025 8:19 am
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Para
Dhunë dhe përshëndetje naziste në mes të Londrës kundër myslimanëve

Dhunë dhe përshëndetje naziste në mes të Londrës kundër myslimanëve

Për të mos u humbur! Miliarderja ushqen me gji vajzën prej katër vitesh

Për të mos u humbur! Miliarderja ushqen me gji vajzën prej katër vitesh

I martuar 5 vite më parë, ja pse boksieri i famshëm e “fsheh” gruan

I martuar 5 vite më parë, ja pse boksieri i famshëm e “fsheh” gruan
















TE FUNDIT

Merz: “Izraeli po bën punët e pista për të gjithë ne”

Merz: “Izraeli po bën punët e pista për të gjithë ne”
20 Qershor, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka shkaktuar debate të shumta me deklaratën e tij se "Izraeli po bën punët e pista...

Lexo më shumë

Dita e tretë e rinumërimit për Tiranën/ Në 218 kuti: PS humb 108 vota, PD 106

Drejt fundit numërimi i votave të diasporës për kandidatët
20 Qershor, 2025

Sot, 20 qershor, dita e tretë e rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës. Deri më tani, janë hapur 218...

Lexo më shumë

Deputetët e rinj të PS nisin sot zyrtarisht “shkollën”/ Selia rozë i përgatit për…

Deputetët e rinj të PS nisin sot zyrtarisht “shkollën”/ Selia rozë i përgatit për…
20 Qershor, 2025

54 deputetët e rinj të Partisë Socialiste, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, nisin sot zyrtarisht “shkollën verore”. Ata...

Lexo më shumë

Kultivuan 8 miniparcela me kanabis.Iu gjetën 20 mijë €, armë e municion, 2 në pranga

Kultivuan 8 miniparcela me kanabis.Iu gjetën 20 mijë €, armë e municion, 2 në pranga
20 Qershor, 2025

Finalizohet në Kavajë pas 1 muaj hetimesh operacioni policor i koduar “Lekaj”.  Vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallen në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com