Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha nga protesta: Do hedh në plehra ligjin e Arsimit të Lartë

2017/02/22 at 6:55 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Në shesh derisa të sigurojmë zgjedhje të lira’

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është bashkuar sërish protestuesve pasditen e sotme në çadrën e vendosur pranë Kryeministrisë.


Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë e mbledhur aty, Basha u ka premtuar atyre se në ditën e parë të detyrës së tij si kryeministër, do të anulojë ligjin e Arsimit të Lartë.

“Për studentët dhe arsimin e lartë, një qeveri e zgjedhur me votë të lirë të qytetarëve shqiptarë, që unë do kisha nderin t’i shërbeja si kryeministër, në ditën time të parë do të firmos anulimin e ligjit të arsimit të lartë. Në plehra e ka vendin ligji që vjel shqiptarët, që i bën të paguajnë dyfish qytetarët shqiptarë, njëherë nga taksimi i përgjithshëm që i merr shqiptarëve, e njëherë nga tarifa. Ne nuk do të pranojmë kurrë që vendimet për arsimin e lartë t’i marrin një grusht politikanësh, e aq më pak ministrja e salcës që nuk ka kualifikimet e nevojshme për të qenë ministre, e aq më pak e arsimit. Këtë vendim duhet ta marrin grupet e përbashkëta të akademikëve dhe studentëve. Nuk do të ketë asnjë të ri shqiptar që do të mbetet pa studiuar për shkak të pamundësisë ekonomike.

Për ata që mbarojnë arsimin e lartë dhe enden rrugëve, qeveria ime ka një plan. Ju prisni me të drejtë, dhe unë do ju jap modelin europian në qeverisje. Çfarë është e mirë për Europën, është e mirë edhe për shqiptarët. 10 mijë stazhe në vit me pagesë 200 mijë lekë në muaj plus sigurimet shoqërore e shëndetësore, kjo është skema që ne nxisim, që studentët të mos mbeten rrugëve e kafeneve, por të njohin tregun e punës, të industrisë, apo vendin e punës. Kjo skemë do të paguhet nga buxheti i shtetit. Paratë do t’i marrim nga xhepat e derrave që sot i vjedhin, dhe i marrin në koncesione korruptive, tipike rilindase”, tha Basha.

Teksa ka ritheksuar edhe një herë kërkesën e protestuesve për zgjedhje të lira e të ndershme, Basha u shpreh se qeveria teknike është vetëm stacioni i parë i kësaj lëvizje popullore.

“Kjo është një protestë popullore dhe qëllimi është t’i kthejmë popullit një republikë demokratike. Qeveria teknike është vetëm stacioni i parë. Së bashku po hedhim themelet e një Shqipërie tjetër, e një republike tjetër. Ndërkohë që vjedhin e batërdisin pasuritë e vendit, e kanë zhytur Shqipërinë si asnjë herë më parë në drogë e krim. E tashmë po kërkojnë të vjedhin zgjedhjet. Synojnë që të shndërrojnë çdo qytetar të këtij vendi, në një skllav të kësaj qeverie fasadë.

Jemi këtu për t’i thënë jo kësaj. Jemi këtu për të hedhur nga themelet këtë ngrehinë të kalbët e të korruptuar. Kush ka nostalgji, apo dëshiron të jetë pjesë e regjimit të vjetër, ta dijë se do të na ketë kundër, të gjithëve ne, qytetarëve. Ne nuk do ndalemi derisa ta shembim. Republika e krimit dhe korrupsionit do të marrë fund, ky është vendimi i shqiptarëve, ne nuk tërhiqemi deri në fitore. Miqtë tanë nga Brukseli në Washignton, Athinë, Londër e kudo ku janë, japin mbështetjen e tyre për zgjedhje të lira e të ndershme. Mos besoni këdo që ju thotë ndryshe. Nuk ka njeri europian e amerikan që të jetë kundër zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ndaj zgjedhjet që do të vijnë duhet të garantojnë parimin themelor të demokracisë, zgjedhje të lira e të ndershme. Por zgjedhje të tilla nuk mund të ketë me kriminelët në pushtet, me Shqipërinë hambar droge për të mbështetur kriminelët në pushtet”, u shpreh kryedemokrati.

Në fund të fjalës së tij, Basha ka përcjellë edhe një mesazh për studentët dhe të rinjtë shqiptarë:

“Të rinjve shqiptarë, studentë dhe gjimnazistë, u them bëhuni gati, Shqipëria që po vjen është Shqipëria juaj. Do të jetë vetëm në duart tuaja, Shqipëria që po vjen. Asgjë nuk do të jetë më si më parë. Gjithçka do të ndryshojë me fuqinë e kësaj lëvizje popullore, kombëtare, dhe demokratike. Kastat do të përmbysen, republika e krimit do të marrë fund. PD dhe unë jemi të vendosur të bëjnë pjesën tonë në këtë betejë kombëtare, në këtë lëvizje kombëtare e popullore. Vendimi ishte në dorën tuaj, dhe fitorja është në dorën tuaj. Unë nuk tërhiqem, parlamenti i krimit ka marrë fund, ky këtu është parlamenti i vërtetë i republikës së re që po lind. Ndaj ju kërkoj që duke luftuar për kërkesat tuaja të drejta, për tarifa të ulura, për kuotat, për stazhet e paguara nga shteti, të mbështesni kauzat e drejta, e sidomos atë që do ta mundësojë këtë, zgjedhjet e lira e të ndershme”.

Etiketa: Bashaligji i arsimit te larteplehratprotesta


Ju sugjerojmë

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
Bota

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

22 Qershor, 2025 10:41 pm
Auto-Skicë
Life Style

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

22 Qershor, 2025 10:21 pm
Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 10:10 pm
Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
Bota

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 9:56 pm
Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë
Life Style

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë

22 Qershor, 2025 9:22 pm
Auto-Skicë
Bota

Kritikoi sulmet ndaj Iranit, Trump i përgjigjet republikanin Massie: Humbës patetik

22 Qershor, 2025 8:37 pm
Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake
Bota

Franca, Gjermania dhe Britani thirrje Iranit pas sulmeve të SHBA: Të negociojmë

22 Qershor, 2025 8:16 pm
Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur
Sport

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur

22 Qershor, 2025 7:32 pm
Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
Aktualitet

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

22 Qershor, 2025 7:01 pm
Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
Kryesore

Sulmet e SHBA në Iran, Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump

22 Qershor, 2025 6:52 pm
Para
Patriot shqiptar që vuante nga lakmia për para

Patriot shqiptar që vuante nga lakmia për para

Live/ NASA: Kemi zbuluar disa planetë të ngjashëm me Tokën

Live/ NASA: Kemi zbuluar disa planetë të ngjashëm me Tokën

Meta: Zgjedhjet e 18 qershorit janë kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE

Meta: Zgjedhjet e 18 qershorit janë kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE
















TE FUNDIT

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
22 Qershor, 2025

Ministri i Jashtëm i Iranit ka mbërritur në Moskë për bisedime me Vladimir Putinin, sipas një raporti nga agjencia shtetërore...

Lexo më shumë

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

Auto-Skicë
22 Qershor, 2025

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund të...

Lexo më shumë

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
22 Qershor, 2025

Mbrojtja ajrore është aktivizuar në qytetet iraniane, si Teheran, Tabrizin veriperëndimor dhe Yazdin qendror. Kjo për shkak se IDF, Forcat...

Lexo më shumë

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
22 Qershor, 2025

Pasi Shtetet e Bashkuara vendosën t’i bashkoheshin ofensivës së Izraelit dhe të godisnin objektet bërthamore iraniane, sekretari amerikan i mbrojtjes,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com