Ish-Kryeministri, Sali Berisha ka deklaruar nga salla e Kuvendit se vendi ynë nuk ka asnjë mundësi që të marrë hapjen e negociatave me BE-në. Berisha tha se kjo ka lidhje me largimin masiv të shqiptarëve dhe gjendjen e krimit në vend.
“Nuk ka hapjen negociatash, harrojeni”, tha Berisha, i cili më tej ka lëshuar akuza të rënda ndaj Edi Ramës, vëllait të tij Olsi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
“Olsi Rama, me makinën e Gentian Gjonajt është përfshirë në trafik kokaine. Kam pesë dalje kufiri me data”, tha Berisha.
Berisha foli për urdhër të Ramës për lirimin e Lulzim Berishës dhe gjithashtu foli për takim të kreut të qeverisë me Emiljano Shullazin, para se ky i fundit të arrestohej.
http://www.dailymotion.com/video/x561n2r_berisha-akuzon-olsi-ramen_news#tab_embed