Partia Demokratike ka njoftuar pjesmarrjen e kreut demokrat Lulzim Basha në Konventën e Demokratëve në Filadelfia të SHBA.
Basha ka zhvilluar takim me senatorë e kongresmenë në Konventë si dhe me drejtues të Partisë Demokratike në SHBA.
Basha ishte i ftuar gjithashtu edhe në forumin e Liderëve Botërorë.
Mësohet se Basha ka takuar edhe eurodeputetin Knut Fleckenstein, të cilit i ka shprehur mirënjohjen për përkrahjen e dhënë në procesin për reformën në drejtësi.
Në Konventë pritet që Hilary Clinton të marrë emërimin si kandidate për presidente.