Autoritetet turke thonë se gjendja e jashtëzakonshme do t’iu mundësojë atyre të ndërmarrin veprime të shpejta dhe efektive kundër përgjegjësve për puçin e dështuar, i cili ka lënë mbi 260 veta të vdekur dhe rreth 1,500 të plagosur.
Qeveria e Erdoganit thotë se “virusi i kancerit” brenda disa institucioneve shtetërore ka çuar në përpjekjen për grushtshtet.
Gjendja e jashtëzakonshme ka nisur në orën 1 të mëngjesit, sipas kohës lokale.
Mediat turke kanë raportuar se edhe 32 gjykatës dhe dy oficerë ushtarakë janë arrestuar, nën dyshimet për pjesëmarrje në organizimin e puçit.