Operatorët turistik kanë kërkuar që shteti të ndihmojë në marketingun e turizmit, në mënyrë që mos të kemi pushues vetëm për dy muaj korrik dhe gush në Shqipëri. Ndërkohë ka ndërhyrë, Auron Tare i cili thotë se “ju duhet të ofroni shërbimet në mënyrë që klientët të mos largohen”. Po kështu u ngrit si shqetësim edhe mungesa e profesionistëve në fushën e turizmit. “Nuk ka kuzhinierë dhe punonjës hotelerie të mirëfilltë”, tha Tare.