Pas votës britanike për daljen nga BE, Nicola Sturgeon, që mban postin e Ministres së Parë, ka lëshuar një deklaratë që i shkon pas vullnetit të skocezeve, që nuk donin daljen nga eurogrupi.
Sipas BBC, ajo ka theksuar se Parlamenti i Skocisë duhet ta ketë të drejtën të vendosë për një referendum, pasi sipas saj, Skocia është nxjerr nga BE-ja kundër vullnetit të saj.
“Eshte demokratikisht e papranueshme që Skocia u përball me daljen nga BE kundër vullnetit të saj” tha ajo. Ajo shtoi se qeveria skoceze do të fillojë përgatitjen e legjislacionit për të mundësuar një tjetër votë për kete ceshtje. Sipas rezultatit final 62% e skocezeve donin qendimin ne BE dhe 38% largimin.