Një vajzë 17-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme, teksa ka rënë aksidentalisht në liqenin e Fierzës, teksa ndodhej aty pranë me një shoqen e saj.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nxjerrë trupin nga liqeni. Menjëherë kanë nisur edhe hetimet për ngjarjen.
Është fillimisht shoqja e saj në pyetje, e cila ka thënë se vajza ka rrëshqitur dhe ka rënë në liqen ku është mbytur.