Është diçka që nuk ka ndryshuar tek Mark Zuckerberg që nga koha kur ai e langoi Facebook-un dhe u bë një prej miliarderëve më të ri në botë: mica e tij ngjyrë hiri të cilën e veshë çdo ditë.
Themeluesi i Facebook ka ndarë një fotografi të dollapit të tij ku shihen dy llojë micash të cilat i veshë cdo ditë edhe në punë.
Dhe, ai ka një sqarim lidhur me këtë.
“Unë jam në një pozitë tejet të lakmueshme, ku zgjohem në mëngjes dhe kam mundësi që çdo ditë të shërbej më shumë se një miliard njerëz. Dhe unë ndjej se nuk po e bëjë punën siç duhet nëse shpenzoi energji në gjëra që nuk janë me rëndësi,” ka thënë ai, njofton The Independent.
Zuckerberg ka një pasuri prej mbi 37 miliard dollarësh.