A jeni kuriozë të dini se kush e realizoi fotografinë nudo të Kim Kardashian?
Fjala është për fotografinë dhe regjisorin e filmave, francezin 75 vjeçar Jean Paul Goude, shkruan CNN.
Fotografia është rikrijim i një imazhi të vitit 1976. Goude, ndryshe njihet edhe si artist i fotografive të çmendura, dhe në punën e tij nuk mungojnë femrat dhe seksualiteti. Ai ka punuar edhe me të famshmen Naomi Campbell, ndërsa editonte fotografitë shumë para se të dilte kompjuteri dhe fotoshopi.
Për nder të tij dhe karrierës së tij 50 vjeçare, në Milano është hapur ekspozita “So Far So Goude”, që tregon punët e tij./Klan Kosova