Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krim pa ndëshkim!

2016/05/02 at 6:49 PM
në Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Ju lutem mos e ngacmoni Edin!

Nga Desada METAJ


Askush nuk ka mundur ta parandalojë ngjarjen e mbrëmshme në një lokal në qendër të Tiranës ku mbeti i vrarë një 36-vjeçar.

Në fakt, duket krejt e vështirë të neutralizosh një vrasje të menduar dhe të ekzekutuar me gjakftohtësi ndoshta nga profesionistë.

E vërteta është që situata të ngjashme mund të ndodhin kudo dhe pa paralajmërime. Sa e rrezikshme dhe traumatike mund të jetë një ngjarje e tillë për ata që ndodheshin pranë vendit ku ndodhi vrasja? Pa dyshim, këtë, mund ta thonë jo vetëm ata që rastësisht u ndodhën në lokal, por të gjithë shqiptarët që një mbrëmje të diele, mund të kenë qenë në një bar apo restorant.

Jo, për herë të parë, vrasësit kanë marrë guximin që të qëllojnë me armë zjarri në vende publike, bare apo restorante në qendër të Tiranës duke terrorizuar me dhjetra qytetarë dhe duke na dhënë të gjithëve një mesazh të qartë: në këtë vend krimi mbetet pa ndëshkim! Përndryshe nuk ka shpjegim tjetër fakti që pak javë më parë një tjetër vrasje pranë ish-bllokut kaloi me zhurmën e zakonshme 3 ditore e më pas u vesh nga heshtja dhe akuzat e ndërsjellta dhe tashmë bajate polici, prokurori dhe gjykatë.

Vrasje të tipit mafioz, vrasës me pagesë apo larje hesapesh mes bandash nuk mjaftojnë si përcaktime për të mbrojtur të pambrojturit e medhenj, qytetarët e lirë të këtij vendi që duhet të paguajnë haraçin e një sistemi të kalbur që ende fle mbi dosje kriminelësh dhe zgjohet me shpërblimin që merr prej tyre. Në vend të njerëzve të rastësishëm që u qëllon të jenë pranë skenave të tilla të tmerrshme, ku me gjakftohtësi në mes të një lokali ekzekutohet një njeri, do doja të ishin policë, prokurorë, gjykatës apo dhe ndonjë politikan që mendojnë dhe deklarojnë se këto gjëra ndodhin në çdo vend të botës, ndaj dhe nuk ka vend për panik.

Dhe ndoshta kanë të drejtë kur e përsërisin gjakftohtë këtë formulë, sepse të tilla ngjarje edhe mund të ndodhin. Por kurrsesi jo në këto përmasa në një vend kaq të vogël dhe të mbërthyer keqas nga krimi jo vetëm i rrugës. Në asnjë vend europian nuk të vrasin kaq shpesh në ambjente publike, në pikun e frekuentimit nga qytetarët, në vende ku ka gjithandej kamera sigurie. Për faktin e vetëm se në çdo vend europian krimineli do gjendej shpejt nga policia dhe prokuroria do e qepte dosjen për pak javë dhe gjykata do e jepte vendimin po kaq shpejt.

Sepse në nje vend europian, policët, prokurorët dhe gjykatësit mendojnë sikur ata apo familjarët dhe femijët e tyre të kishin qenë prezent në një ngjarje të tillë do kishin rrezikuar po njesoj si personi që u vra. Dhe këtë për fat të keq disa policë, prokurorë, gjykatës dhe shumë politikanë nuk e mendojnë.

Sepse makutëria për të vjedhur dhe marrë ryshfet nga kriminelët i ka bërë njësoj të pamëshirshëm. Ndaj në këtë vend, askush nuk trembet më të shkrepë armën në mes të ditës në një lokal plot me njerëz, sepse krimet mbeten pa ndëshkim.



Ju sugjerojmë

Ndryshimet klimatike po ndryshojnë edhe tregun e punës në Ballkanin Perëndimor
Kryesore

Ndryshimet klimatike po ndryshojnë edhe tregun e punës në Ballkanin Perëndimor

10 Korrik, 2025 1:13 pm
Ana njerëzore e inteligjencës artificiale dhe potenciali i saj për Shqipërinë: Një…
Kryesore

Ana njerëzore e inteligjencës artificiale dhe potenciali i saj për Shqipërinë: Një…

23 Qershor, 2025 3:37 pm
Kur drita nuk mjafton
Te Fundit

Kur drita nuk mjafton

17 Qershor, 2025 2:47 pm
Sunday Pictorial për Gjon Milin (1940):“Kjo është një nga fotografitë…”
Te Fundit

Sunday Pictorial për Gjon Milin (1940):“Kjo është një nga fotografitë…”

14 Qershor, 2025 10:15 am
Rio, bariu nga India dhe një kulturë që po shuhet
Kryesore

Rio, bariu nga India dhe një kulturë që po shuhet

12 Qershor, 2025 8:32 am
1939/”Paqja duhe të bazohet mbi drejtësinë”, intervista me Mbretin Zog në Londër
Kryesore

1939/”Paqja duhe të bazohet mbi drejtësinë”, intervista me Mbretin Zog në Londër

11 Qershor, 2025 3:12 pm
Urd (1931)/Gazetarja: Intervista ime me Nënën mbretëreshë Sadije dhe princeshat
Kryesore

Urd (1931)/Gazetarja: Intervista ime me Nënën mbretëreshë Sadije dhe princeshat

4 Qershor, 2025 3:12 pm
1979/ Pas një qëndrimi në Rodezi, familja mbretërore shqiptare mund të ekzilohet në…
Kryesore

1979/ Pas një qëndrimi në Rodezi, familja mbretërore shqiptare mund të ekzilohet në…

29 Maj, 2025 11:22 am
Hampstead News (1944) / Homazhi i Mbretit Zog për Edith Durham
Kryesore

Hampstead News (1944) / Homazhi i Mbretit Zog për Edith Durham

24 Maj, 2025 1:27 pm
1922/Letra e Beqir Haçit, që fitoi çmimin e parë drejtuar amerikanë të Kryqit të Kuq
Kryesore

1922/Letra e Beqir Haçit, që fitoi çmimin e parë drejtuar amerikanë të Kryqit të Kuq

10 Maj, 2025 10:43 am
Para
Lotaria amerikane/  Nesër dalin përgjigjet, zbulo nëse je fitues…

Lotaria amerikane/ Nesër dalin përgjigjet, zbulo nëse je fitues...

Foto/ Kujtuan se ra një ‘engjëll’ nga qielli por ishte

Foto/ Kujtuan se ra një ‘engjëll’ nga qielli por ishte

Qarkullonin me pistoleta në makinë, arrestohen dy persona

Qarkullonin me pistoleta në makinë, arrestohen dy persona

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës
14 Korrik, 2025

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, në intervistën me gazetarin, Blendi Fevziu, në “Opinion” ka risjellë në kujtesën e gjithë...

Lexo më shumë

Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…

Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…
14 Korrik, 2025

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, në intervistën për gazetarin Blendi Fevziu, në “Opinion” ka treguar momentet kur shumë shqiptarë vendosën të...

Lexo më shumë

Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87

Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87
14 Korrik, 2025

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, u nda nga jeta dy ditë më parë, 12 korrik, gjatë një vizite në...

Lexo më shumë

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë
14 Korrik, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-ish-Metalurgjik. Sipas burimeve, një automjet ka përplasur një person,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com