Ka përfunduar takimi mes kreut të Kuvendit, Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama në Kryesinë e Kuvendit.
Takimi “kokë më kokë” mes dy krerëve të shtetit ka zgjatur 40 minuta.
Ai filloi pak më me vonesë nga sa ishte parashikuar.
Mësohet se tema e këtij takimi mes Metës dhe Ramës ka qenë axhenda politike e javës, por edhe Reforma në Drejtësi.
Ky është një takim rutinë tashmë që organizohet çdo të mërkurë mes dy krerëve të shtetit shqiptar.
Javën që kaloi takimi nuk u zhvillua për shkak të axhendës së kryeministrit Rama në Uashington.
Rama ka deklaruar se SHBA-të nuk do të lejojnë asnjë pengesë për sa i përket Reformës në Drejtësi.
Ndërkaq, bëhet me dije, se specialistët e opozitës si dhe ata të mazhorancës, po punohet për të rënë në dakordësi që ajo të miratohet me konsensus nga të dy palët.
Theksohet se pritet një dakordësi në lidhje me disa pika nga të dy palët politike.