TIRANE- Projekti rrugor i Boshtit qendror të Jugut është paraqitur nga qeveria Rama si projekt, për të cilin kërkohen fonde nga Bashkimi Evropian.
“Me rastin e 10vjetorit të SEETO (Observatorit të Transportit për Evropën Juglindore), qeveria shqiptare ka regjistruar si projekt njerin prej segmenteve të tij, që fillon nga Berati dhe përfundon në Memaliaj. Kostoja e parashikuar për ndërtimin e tij është 210 milionë euro”, shkruan shqiptarja.com.
Boshti i Jugut nis në Tiranë dhe segmenti që përfundon në qytetin e Elbasanit është i pari. Segmenti i dytë është ai ElbasanBerat dhe i fundit është nga Berati në Memaliaj. Komponentë të tjerë të këtij boshti janë: bypassi i Tiranës (KasharVaqarrMullet) me gjatësi 17 kilometra dhe me kosto rreth 100 milionë euro dhe bypassi i Elbasanit me gjatësi 10 kilometra dhe me kosto 70 milionë euro. Me Boshtin Qendror Jugor, distanca TiranëBeratTepelenë do të ishte 124 km, kurse sot, nëpërmjet Fier LevanTepelenë, është rreth 200 km.
Në shkurt 2009, duke përuruar urën e Gorricës në qytetin e Beratit, me gjatësi 220 m, ishkryeministri Sali Berisha deklaronte se ajo përbënte veprën e parë për Boshtin Qendror të Jugut. “Boshti Qendror i Jugut do të fillojë ndërtimin që këtë vit dhe se ky do të jetë projekti më madhor i mandatit të dytë të qeverisë sime”, premtoi ai. Në fund të mandatit të tij të dytë, ai përuroi edhe atë, që konsiderohet si segmenti i parë i Boshtit, rrugën e re TiranëElbasan, që shmang Qafë Krrabën.