Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptari pasi e kapi me 300 doza heroinë.
45-vjeçari u arrestua në Rimini. Shtetasi shqiptar u kap pasi policisë i lindën dyshime për një makinë të vogël të parkuar.
Pas verifikimeve rezultoi se makina i përkiste një personi me precedent penal. Pas kësaj, ata vendosën të kontrollonin automjetin dhe zbuluan se në një paketim për ushqime të ngrira gjendej një sasi heroinë e mjaftueshme për 300 doza, e cila në trego do të kapte një vlerë pre 10 mijë euro.
Ndërsa gjatë kontrollit në apartamentin e shqiptarit, policia zbuloi se 6 mijë euro të fshehura në një kuti për CD.