Dhjetra banorë të Orikumit dhe të Radhimës bllokuan rrugën nacionale Vlorë- Sarandë. Ata kërkojnë që bashkia të bëjë transparente vendimet lidhur me disa investime në zonë. Banorët thonë se disa investime si ngritja e vaskave të peshkut, apo një kantier anijesh do të dëmtojnë zonën. Ata njëkohësisht kërkojnë të njihen me buxhetin lokal dhe të jenë pjesëmarrës në vendimarrje. Banorë u mbështetën në këtë protestë edhe nga drejtues të Partisë Demokratike.