Ndonjëherë, dashuria është e ndaluar. Ndjenja e dashurisë midis dy dashnorëve është më reale se çdo dashuri konvencionale, sepse duhet të kënaqen me sekondat e pasionit. Duhet të zgjedhësh midis opsionit të thjeshtë dhe të mërzitshem (gruaja) ose atij të komplikuar dhe pasionant (dashnorja). Përgjigja është shumë e qartë, edhe pse mendja na kërkon të mos shkojme drejt të komplikuares, zemra e ndien më me shume intensitet të kunderten.
Pasioni është një dashuri klasike, që shpesh herë përjetohet në dashuritë e ndaluara, sepse cdo gjë e ndaluar është një cmenduri që aktivizon dopaminen (hormonin e dashurise) duke na cuar ne nje gjendje ekstaze të pakthyeshme.
Të jetosh një lidhje sekrete paralelisht me atë martesore është një kenaqesi e dyfishtë. Vetë sekreti është një erotizem më vete. Romanticiteti që shoqëron një marrëdhenie jashte-martesore është shpesh më i fortë se ai i një marrëdhenie normale. Jane dy dashnore kunder botes dhe kjo i lidh me shumë me njeri-tjetrin. Edhe pse është nje cmenduri, sepse rrethanat nuk jane idealet, nuk të intereson të injorosh barrierat dhe pengesat për të gjetur dashurine e dashnores tende.
Një shikim special, një perqafim i papritur dhe një puthje e rrembyer shoqerojnë të pasionuarit kur dielli ka kapercyer malet dhe i ka lene vend dritez misterioze të hënës. Erresira është kënaqesia cdo dashnori, është e vetmja, e cila i lejon dy të shkarë të rrokullisen edhe në vende jo shume komode. E c’rendesi ka kjo? Mjafton që trupat e tyre të jene pranë duke u përkedhelur me njeri-tjetrin, të etur për të shfrytezuar cdo sekondë të territ. Dëshira e tyre është ndalimi i udhetimit të akrepave të ores, paralizimi i kohës dhe përjetesia e natës.
Shumë meshkuj ëndërrojnë “pasionin skizofren”, por shumë pak kanë guximin ta përjetojnë dhe të ndiejnë thellë në mish dritherimat e euforise. Mashkulli është dita dhe dashnorja, nata, gjithmone afer, asnjhere bashkë. Pikërisht, kjo është esenca gjembave të trendafili. Misteri i natës, sekreti jashtë-martesor, gëzimi dashnores, hidherimi i gruas, loja mashkullit…
C’kuptim do të kishte nese dita dhe nata do të miksoheshin? Atëhere, magjia do te prishjej dhe “princesha” do te shnderrohej ne nje kungulleshke. Diferenca midis kësaj të fundit me gruan nuk do te ishte e vlefshme.
Marilyn Monroe, nje artiste e shkelqyer, një aktore dhe modele shumë e dashur nga cdokush ishte njëkohesisht edhe një dashnore klasike e rafinuar, plot sharm dhe elegance. Presidenti i njohur amerikan, John Kennedy, ishte mashkulli fatlum që perjetoi një pasion elektrizues prane kesaj ikone. Kenaqesine, delikatesen dhe njekohesisht egersinë e një dashnoreje, John e gjeti tek Monroe. Dy dashnore qe i perkisnin njeri-tjetrit në jeten e kaluar, kafshuan një “mollë të ndaluar” dhe jetuan me simptomat e kesaj sëmundjeje. U dashuruan si hëna me diellin dhe jetuan si deti me qiellin.
Rutina e jetës në toke për një pjesë të mirë të meshkujve është e lodhshme dhe ilaci i shpëtimit është vetem ferri. Emocionet që përjetojnë duke luajtur kukafshehti me dashnoren e tyre, shija që të le ai mish i marinuar me gjak pasioni, të fusin në një centrifugë ekstaze ku Ai dhe Ajo janë të vetmet qënie që tundin themelet e botes.