Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç ironizon Ramën: Është politikan botëror, unë lokal

2015/09/01 at 9:39 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vuçiç ironizon Ramën: Është politikan botëror, unë lokal

TIRANË– Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai serb Aleksander Vucic kanë patur një përballje televizive për emisionin Okruzenje në Serbi por që u transmetua mbrëmë njëkohësisht në televizionet publike të secilit shtet. Nuk kanë munguar batutat mes tyre, ku vecojmë atë të Vucic që thotë “nuk ka problem, ai ëshët politikan botëror…unë lokal”. Duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarit se cfarë doni të shihni ndryshe në politiken shqiptare, Vuçiç tha se “nuk hyjmë në ato gjëra ne bashkëpunojmë. Edi Rama eshte politikan boteror, ndersa une lokal. Unë nuk mund t’i ndryshoj qëndrimin Ramës për Metohine, por kjo nuk do të thotë se nuk do bashkëpunojmë ne vazhdimesi për paqe në Ballkan”, u shpreh Vucic.

Përsa i përket bashkëpinimit mes dy vendeve, kryeministri i Serbisë, Vuçiç ,u shpreh se “Serbia dhe Shqipëria kanë biseduar ngushtë për bashkëpunimin dhe jam i intersuar për diçka të rëndësishme, pasi shqiptarët kanë patur qendrim racist ndaj serbëve dhe serbët po ashtu ndaj shqiptarëve dhe ne do të bashkëpunojmë në këtë drejtim dhe bashkëpunimi ynë të shkojë në të mirë të qytetarëve tanë në shkëmbime kulturore e ekonomike, që të mësojmë për njëri- tjetrin me shumë dhe të bashkëpunojmë po më shumë me një këndvështrim të ri”.

Ndërsa për bashkëpunimin ekonomik, Vuçiç u përgjigj se “Bashkëpunimi ka nisur nga kjo që kemi bërë sot së bashku. Tërë ajo befasi për dikë por ne së bashku jemi këtu dhe  kemi kërkuar së bashku  hartimin e planit për studimin e fizibilitetit, pra studimin për zbatueshmëri për ashtuquajtruri projet–dokumentacionit për rrugën Nish-Prishtin-Durrës dhe bashkë kemi punuar për këtë projekt se është e rëndësishme për të dy popujt tanë dhe rajonin në tërësi”. Për ndeshjen e futbolit, të cituar nga Rama, Vuçiç tha se” Rama më ka ftuar në Tiranë dhe unë do të shkoj ta ndjek ndeshjen në Elbasan. Pastaj do të merremi vesh se si serbët do të ndërtojnë hotele në Durrës e të investojnë në Shqipëri”. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama tha se “ po përpiqemi, qoftë secili brenda vendit për të bërë reforma të munguara për vite të tëra dhe qoftë në raport me Bashkimin Europian, për të ndërtuar jo një proces që e zëvendëson procesin e integrimit të çdo vendi në Europë, por një proces që na vendos në një pozicion të ri si rajon, në raport me këtë mundësi të re, për të bërë të mundur që nga suksesi politik të kalohet në suksesin ekonomik dhe që gjithçka rajoni ka nevojë si infrastrukturë e me radhë të mund të jetë fryt i një niveli të ri bashkëpunimi me Bashkimin Europian”.

Sigurisht që kjo do të kërkojë kohë. Sigurisht që as Shqipëria, as Serbia dhe as Ballkani nuk mundet të bëhen nesër Gjermani, Francë apo kë të doni. Ajo që është e rëndësishme është se jemi në një situatë krejtësisht të re, krahasuar me një vit më parë. Po ju jap një shembull. Një vit më parë, të gjithë e mbani mend, ndeshjen e futbollit në Beograd. Në datën 8 do të jetë ndeshja e kthimit. Zyra e Bashkëpunimit Rinor do të jetë e përfshirë dhe ne do të ftojmë një numër të konsiderueshëm të rinjsh nga Serbia, studentë apo … – kjo është një gjë që po punojmë – që do të takohen me të rinj shqiptarë dhe bashkërisht do të shkojnë në stadium, jo për të krijuar probleme apo për të sharë njëri-tjetrin, por për të sjellë shembullin e këtij momenti kaq transformues. Për pak shkuam në luftë për një top futbolli, e kuptoni! Tani jemi këtu, duke diskutuar për gjëra që deri para një viti as nuk mund t’i imagjinonim”, u shpreh Rama.

Ju sugjerojmë

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë
-U tha në Opinion

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë

21 Tetor, 2025 10:44 pm
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia
-U tha në Opinion

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia

21 Tetor, 2025 10:22 pm
SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin
Bota

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin

21 Tetor, 2025 10:06 pm
Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë
Rajoni

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë

21 Tetor, 2025 9:48 pm
“Nuk më pëlqen”, Trump përplaset me ambasadorin australian
Bota

“Nuk më pëlqen”, Trump përplaset me ambasadorin australian

21 Tetor, 2025 8:54 pm
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

“Do e arrestojmë Netanyahun”, Izraeli kritikon kryeministrin e Kanadasë

21 Tetor, 2025 7:56 pm
“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin
Politikë

“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin

21 Tetor, 2025 7:21 pm
Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme
Aktualitet

Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme

21 Tetor, 2025 6:53 pm
Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet
Rajoni

Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet

21 Tetor, 2025 5:34 pm
Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?
Bota

Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?

21 Tetor, 2025 5:11 pm
Para
Policia rikthehet në Dukagjin, korr kanabisin

Policia rikthehet në Dukagjin, korr kanabisin

Rihanna rikthen modën e viteve ‘80

Rihanna rikthen modën e viteve ‘80

Veç një peshqir për Jennifer Aniston…

Veç një peshqir për Jennifer Aniston...

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë
21 Tetor, 2025

Deputeti i PDK, Artan Berhami thotë se dokumentet kundër ish-krerëve të UÇK që po gjykohen në Hagë janë marrë nga...

Lexo më shumë

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia
21 Tetor, 2025

Të premten shqiptarët nga të gjitha trevat u mblodhën në Tiranë dhe protestuan kundër gjykimit të ish-krerëve të UÇK në...

Lexo më shumë

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin
21 Tetor, 2025

Nuk ka plane për një takim “në të ardhmen e afërt” midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe...

Lexo më shumë

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë
21 Tetor, 2025

Serbia ka njoftuar se do të jetë vendi i parë në botë që do të testojë një vaksinë të re eksperimentale...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com