Një protestues është tentuar të shoqërohet nga forcat policore.
Siç shihet edhe në pamje nga Sheshi “Wilson”, ai shtrihet në tokë e më pas neutralizohet nga efektivët.
Fatmirësisht ky incident ka përfunduar me kaq, ndërkohë që opozita vijon me tentativat për bllokimin e të gjitha akseve rrugore në kryeqytet.
Situata shihet e agravuar në çdo pikë të akseve ku janë vendosur protestuesit dhe deputetët e PD-së.