Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në konferencën Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit, edicioni i 15-të, forumi më i lartë dhe më i rëndësishëm i bashkëpunimit e koordinimit të Autoriteteve botërore rregullatore të së drejtës për akses në informacionin publik dhe transparencën.
Gjatë fjalës së tij, Rama njoftoi se në fund të qershorit do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për të drejtën e informimit, e konceptuar si ballafaqim mes fakteve dhe institucioneve.
“Sfida është si të bëjmë që të rriturit të mos i tremben dritës e si ti bëjmë qeveritë e institucionet shtetërore të mos i tremben dritës.
Dua të shtoj se e drejta për informim është parakusht për shëndetin e zhvillimin e demokracive funskionale.
I kënaqur të shoh progresin në transperencë, por i vetëdijshëm që ky përparim thotë shumë për atë prej nga vijmë e tregon se nuk është mjaftueshëm krahasuar me aty ku duam të arrijmë. Ndaj shumë shpejt, në fund të qershorit do të mbajmë një konferencë të jashtëzakonshme për të drejtën e informimit që e kemi konceptuar si ballafaqim mes fakteve dhe institucioneve. Mes asaj që shkruhet në ligjet tona dhe asaj që zbatohet.
Hendeku mes hartimit të ligjeve dhe zbatimit, është sfidë për shumë prej nesh sepse jemi vende e njerëz që ndajmë një mendësi kur flitet për të drejtën e informimit. Nuk jemi suedezë, jemi të vetëdijshëm”, tha ai.