Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka folur pas arrestimit të 32-vjeçarit Shkëlzen Xhenja në Shkodër, i cili njihet si krau i djathtë i Eljo Hatos, mikut të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.
Në një prononcim për mediat, Balla theksoi se ka përfunduar koha e rrjedhjes së informacionit.
Ndër të tjera, ai përgëzoi RENEA-n për kapjen e 32 vjeçarit me precedentë të theksuar kriminalë që shfaqet në dosjen e operacionit “Metamorfoza”.
”RENEA ka kryer sot një operacion të rëndësishëm për arrestimin e një personi me rrezikshmëri të lartë. Vlerësoj performancën e forcave të policisë. Koha e rrjedhjes së informacionit në operacione të caktuara ka përfunduar pasi policia po kryen operacione me sukses të plotë”, tha Balla./Opinion.al