Te Fundit

Durrës kapen 700 kg drogë, mund të arrestohen biznesmenë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:50 - 17/10/15 |
b.f

DURRËS- Ndryshe nga ccjemi mësuar të dëgjojmë dhe shikojmë nga policia vetëm drogë të sekuestruar dhe trafikantë në arrati, kësaj radhe në rrjetë do të bien edhe biznesmenë. Në Durrës janë kapur 700 kg drogë këtë të shtunë në një vilë të kthyer në laborator të magazimin dhe paketimit të kanabisit në zonën e ish-kënetës. “Operacioni i koduar ‘Koordinata’ u krye në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Policisë së Shkodrës dhe Tiranës dhe u sekuestruan rreth 700 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa. Ende nuk ka të dhëna zyrtare për emrat e të arrestuarve dhe atyre që pritet të arrestohen por në mesin e tyre ka edhe biznesmenë, thonë burime policore. Nga hetimet paraprake dyshohet se kanabisi sigurohej nga Tirana dhe Shkodra, përpunohej në Durrës dhe trafikohej jashtë Shqipërisë, me destinacion kryesor Italinë.

 

.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas