Te Fundit

Sllovenia, shtegu i ri i emigrantëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:42 - 17/10/15 |
b.f

ZAGREB- Në Slloveni, kanë nisur të mbërrijnë me autobus emigrantët e parë nga Kroacia, pasi Hungaria mbylli kufirin me këtë vend, në përpjekje për të ndaluar fluksin e emigrantëve që synojnë Europën Perëndimore. Nga 5000-8000 emigrantë në ditë mbërrinin në Hungari, ku nuk u nënshtroheshin asnjë procedure regjistrimi dhe shoqëroheshin më pas deri në kufirin me Austrinë. Ministri i Brendshëm kroat, Ranko Ostojic tha se vendi i tij, po i dërgon emigrantët drejt Sllovenisë, megjithëse ky është një vendim i njëanshëm. Ministrja e Brendshme sllovene, Vesna Gjorkos Znidar tha se “forca policore shtese janë dërguar në kufi”. Ajo nënvizoi se “vendi do të vazhdojë të pranojë refugjatët për aq kohë sa kufijtë e Austrisë dhe Gjermanisë mbeten të hapur”. Autoritetet sllovene janë shprehur të shqetësuar se mbyllja e kufirit mes Hungarisë dhe Kroacisë do të sjellë më shumë emigrantë në vend.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas