Aktualitet

“100 dështimet e Ramës”, Basha: Niveli i huamarrjes më i larti në rajon


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:44 - 28/03/21 |
Opi Nion

Teksa na ndajnë 27 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon të denoncojë ato që ai i quan 100 dështime të Edi Ramës.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha thekson se niveli i huamarrjes informale në vendin tonë në krahasim me vendet e rajonit është më i lartë. Sipas kryedemokratit . Kriza ekonomike i ka shtyrë sipërmarrjet dhe familjet shqiptare drejt huamarrjes informate.

“27 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Si është niveli i huamarrjes informale në Shqipëri, në krahasim me vendet e Rajonit? Përgjigja: Më i lartë. Kriza ekonomike i ka shtyrë sipërmarrjet dhe familjet shqiptare drejt huamarrjes informale”, shkruan Basha./Opinion.al

Pas